Lufta/ Miratohet deklarata e përbashkët në samitin e G20, Lavrov: Ishte një sukses! Ukraina e zhgënjyer: S'ka asgjë për t'u krenuar nga agresioni rus

Kreu i inteligjencës ushtarake të Kievit, Kyrylo Budanov, thotë se lufta nuk do të zgjasë shumë, ndërsa thekson se kundërofensiva e Forcave të Armatosura të Ukrainës do të vazhdojë edhe gjatë dimrit, megjithëse do të jetë më e vështirë për t'u avancuar.

"Unë nuk e ndaj mendimin se kjo do të jetë një luftë e zgjatur. Ky është mendimi im personal, i cili bazohet në analizën e të dhënave që kemi, para së gjithash për armikun", tha Kyrylo Budanov.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka komentuar samitin e G20 në në Nju Delhi të Indisë duke thënë se ishte një sukses.

“Samiti i G20 në Nju Delhi të Indisë ishte një sukses”, tha Lavrov.

Nga ana tjetër rezultatet ishin zhgënjyese për Kievin dhe Ukraina e kritikoi ashpër deklaratën e përbashkët të samitit.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që u përpoqën të përfshijnë formulime të forta në tekst. Megjithatë, për sa i përket agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, [G20] nuk ka asgjë për të qenë krenare”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko në X. Sipas Nikolenkos, teksti nuk duhet të flasë për një “luftë në Ukrainë”, por qartë për “luftën e Rusisë kundër Ukrainës”.

Nga ana e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi si sukses formulimin përfundimtar për Ukrainën në deklaratën e përbashkët. Scholz tha se ishte megjithatë një arritje “që në fund Rusia hoqi dorë nga rezistenca e saj ndaj një rezolute të tillë, thjesht sepse të gjithë të tjerët kishin lëvizur në këtë drejtim”, duke iu referuar në dukje Kinës. Megjithatë, Scholz nënvizoi se ai nuk shkëmbeu asnjë fjalë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov ose nuk i shtrëngoi dorën në ditën e parë të samitit të G20 në Nju Delhi, kur u pyet. Lavrov po përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin në samit, siç bëri vitin e kaluar në Bali.

 Liderët botërorë kanë miratuar zyrtarisht deklaratën e përbashkët në samitin e G20 të mbajtur në Indi. Samiti u shënua nga mungesa e presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidentit kinez, Xi Jinping. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Kievi kritikon G20-n për deklaratën e përbashkët: S'ka asgjë për të qënë krenarë! Scholtz: Nuk fola me Lavrov, as i dhashë dorën

Udhëheqësit e G20 në takimin në Indi arritën të bien dakord të shtunën për një deklaratë të përbashkët të samitit, pasi fërkimet rreth formulimeve në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë kishin çuar në dyshime se mund të arrihej një konsensus. Kompromisi shënoi një fitore të vogël për kryeministrin indian Narendra Modi, i cili po pret mbledhjen dyditore të ekonomive kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim. Në fund, formulimet më të buta për luftën e Rusisë në Ukrainë e çuan dokumentin në vijën e finishit.

Megjithatë, rezultatet ishin zhgënjyese për Kievin dhe Ukraina e kritikoi ashpër deklaratën.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve që u përpoqën të përfshijnë formulime të forta në tekst. Megjithatë, për sa i përket agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, [G20] nuk ka asgjë për të qenë krenare”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko në X. Sipas Nikolenkos, teksti nuk duhet të flasë për një “luftë në Ukrainë”, por qartë për “luftën e Rusisë kundër Ukrainës”.

Përveç kësaj, shtetet e G20-ës duhet ta kishin dënuar njëzëri luftën dhe t’i bënin thirrje Moskës që t’i jepte fund pushtimit menjëherë”, shkroi ai.

Nga ana e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi si sukses formulimin përfundimtar për Ukrainën në deklaratën e përbashkët. Scholz tha se ishte megjithatë një arritje “që në fund Rusia hoqi dorë nga rezistenca e saj ndaj një rezolute të tillë, thjesht sepse të gjithë të tjerët kishin lëvizur në këtë drejtim”, duke iu referuar në dukje Kinës. Megjithatë, Scholz nënvizoi se ai nuk shkëmbeu asnjë fjalë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov ose nuk i shtrëngoi dorën në ditën e parë të samitit të G20 në Nju Delhi, kur u pyet. Lavrov po përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin në samit, siç bëri vitin e kaluar në Bali.

Në përgjithësi, deklarata kishte një ton shumë më të butë se sa u godit në samitin e G20 të vitit të kaluar në Bali, Indonezi, kur Rusisë iu kërkua një “tërheqje e plotë dhe e pakushtëzuar” nga Ukraina. Komunikata e Balit vuri në dukje se “shumica e anëtarëve” ishin dakord me deklaratën për Ukrainën, por se kishte mendime të kundërta.

Ora 12:54
Kiev: Çlirohet edhe 1.5 km katror territor në Robotyne

Ushtria ukrainase ka Çliruar 1.5 kilometra katrorë të tjerë territor në distriktin Robotyne, në drejtim të Melitopol, në rajonin Zaporizhzhia. Këtë e ka thënë zëdhënësi i forcave mbrojtëse të zonës Tavria, Oleksandr Shtupun, siç raporton RBC - Ukrainë.

"Ne vazhdojmë përparimin e vogël në distriktin Robotyne - tha ai për United News -. Rreth 1.5 kilometra katrorë të territorit tonë ukrainas janë çliruar."

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, "ushtria ukrainase zmbrapsi rreth 15 tentativa për sulme të armikut në zonën Maryinka.

Ora 12:52
Rumania thërret diplomatin rus ambasadorin rus pas zbulimit të mbetjeve të dronit

Anëtarja e NATO-s, Rumania, tha të dielën se e ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Rusisë me punë në Bukuresht, pas gjetjes së copëzave të një droni të ngjashëm me dronët që përdoren nga ushtria ruse. Ushtarët rumunë gjetën të shtunën copëzat e dronit në zonën Plauru në kontin Tulcea, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Sekretari i Shtetit Lulian Fota u takua me diplomatin rus të shtunën për t’ia përçuar “protestën e Rumanisë kundër shkeljes së hapësirës rumune”, tha më 10 shtator Ministria e Jashtme e Rumanisë. Ajo shtoi se Fota “i kërkoi me vendosmëri palës ruse që t’i ndalë veprimet kundër popullatës dhe infrastrukturës ukrainase, përfshirë ndaljen e veprimeve që do ta kërcënonin në çfarëdo mënyre sigurinë e qytetarëve rumunë në rajon”.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, dhe shefi i NATO-s, Jons Stoltenberg, folën të shtunën për këtë çështje gjatë një bisede telefonike. Stoltenberg tha në X, rrjetin social të njohur si Twitter dikur, se “nuk ka indikacione për qëllime për ta sulmuar NATO-n, por këto sulme janë destabilizuese”.

Ai e mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë avionë luftarakë F-16 për patrullime ajrore të NATO-s. Iohannis e tha se “ndodhi një shkelje e papranueshme e hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë”. Rumania i ka rritur masat për ta forcuar vëzhgimin e sigurisë së hapësirës ajrore, pas sulmeve të vazhdueshme ruse përgjatë kufirit në portet dhe infrastrukturën e Danubit.

Copëza të dronit u gjetën në zonën Plauru edhe në fillim të kësaj jave, pak kilometra larg copëzave të gjetura të shtunën, të cilat po analizohen. Qëkur Rusia e nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, NATO-ja është përqendruar në parandalimin e përhapjes së luftës në territorin e saj. Rusia i ka rritur sulmet në rajonet jugore të Ukrainës, Odesa dhe Mikolaiv, vendet e porteve dhe infrastrukturës jetësore për eksportimin e mallrave bujqësore pas dështimit të marrëveshjes që mundësonte eksportimin e drithërave përmes porteve të Detit të Zi./REL

Ora 12:48
Lavrov: Samiti i G20 ishte një sukses

“Samiti i G20 në Nju Delhi të Indisë ishte një sukses.” Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov , duke nënvizuar se falë rolit të vendeve anëtare nga jugu i botës u bë e mundur “të shmanget “ukrainizimi". Në deklaratën përfundimtare, Lavrov denoncon përdorimin e forcës për të pushtuar territorin, por nuk përmend agresionin rus në Ukrainë.

Ora 12:38
Kievi: U sulmuam nga 33 dronë rusë, 26 prej tyre i rrëzuam

Rusia e sulmoi Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, shumica e të cilëve e kishin për cak kryeqytetin Kiev, thanë të dielën zyrtarët e ushtrisë ukrainase.

Mbrojtja Ajrore e Ukrainës i rrëzoi 26 prej tyre, thanë ata më 10 shtator, pa treguar hollësi për shtatë dronët e tjerë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se “pushtuesi e sulmoi Ukrainën me 32 dronë kamikazë... prej të cilëve 25 u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase”.

“Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit”.

“Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.

Mbetjet e tyre ranë në disa rrethina, duke e dëmtuar një banesë në një ndërtesë shumëkatëshe, si dhe rrugët dhe linjat e rrymës, shtoi ai, duke thënë se një person u lëndua.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë