Embargoja ukrainase ndaj produkteve ruse, kryesisht ushqimore, e vendosur si kundërpërgjigje ndaj asaj të vendosur nga Moska më 1 janar, do të fillojë më 10 janar, njoftoi sot qeveria ukrainase. Në një dekret, qeveria njoftoi se “embargoja do të jetë efektive deri më 5 gusht 2016 por mund të hiqet edhe më herët në rast se merret një vendim i ngjashëm nga Rusia për sa i përket mallrave ukrainase”.