Nuk ka pikën e dyshimit!
Sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë rrënjësisht. Listat e mbyllura e kanë bërë politikën biznes dhe kryetaret pronare te partive.
Partitë duhet të bëjnë transparencën e financimit dhe ligji duhet të ndryshojë rrënjësisht, duke përfshirë si financim edhe paratë që hedhin biznesmenët-kandidatë, që shpërndajnë para e ushqime në fushata.
Nuk ka pikën e dyshimit!
Përgjimet e Dibrës janë skandaloze, dhe prokuroria duhet ti japë fund pritjes. Ata që telefononin duke shantazhuar votuesit apo drejtuesit e administratës, duhet të ndëshkohen, e jo të gradohen. Kërkesat e opozitës janë të drejta, kauza e saj është e drejtë.
Sistemi politik e zgjedhor duhet reformuar, ndëshkimi për krimin elektoral duhet të fillojë, jo si nevojë për të zgjidhur një sherr të momentit në politikë, por për të hedhur themelet për politikën e të ardhmes, duke çliruar garën e lirë nga prangat.
Por ky shanc ka gjasa të humbet. Pikërisht tani, kur opsioni i rrëzimit të qeverisë me dhunë ka rënë, dhe kur aksioni opozitar ka nevojë për oferta të shkruara, për të bindur popullin dhe ndërkombëtarët për atë që propozohet, Sali Berisha dhe Ilir Meta, ia ndryshojnë timonin “revolucionit” opozitar. Në mënyrë të sinkronizuar ata nisin sulmet kundër reformës në drejtësi.
Padyshim që reforma ka handikapet e veta, por sulmet ndaj saj pikerisht tani nuk mund të frymëzojnë shqiptarët të dalin në rrugë. Përkundrazi, ata duhet të dalin në rrugë edhe më shumë, për mos ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur e vazhdojnë të vjedhin. Kundër drejtësisë që nuk heton zyrtarët por vetëm njerëzit e thjeshtë.
Ndryshimi i axhendës së protestave, mund ti bëjë një dëm me përmasa historike shoqërisë shqiptare, pasi asnjëherë nuk ka patur një formacion politik me kaq këmbëngulje për ta ndryshuar sistemin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Çudit aleati i Berishës, Selami Jenishehri ankimon në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021! Ja kur hidhet shorti
13 Mars, 18:14
-
Përçarja e PD/ Rudina Hajdari e thotë qartë: Pse nuk jam në listë? Sepse i kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër dhe që të garonte një ekip i pakorruptuar!
13 Mars, 17:58
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt (EMRAT)
13 Mars, 17:11
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës
13 Mars, 15:44
-
Ardit Haxhija: Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?
13 Mars, 15:30
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30