Alarmi i kuq në Kili për rrezikun e shpërthimit të vullkanit ‘Chill Chn’.
Stacionet e monitorimit të instaluara pranë kompleksit vullkanik ‘Nevados de Chillán’ regjistruan një tërmet vullkanik-tektonik të shoqëruar me një frakturë brenda malit vullkanik.
Për shkak se vullkani ka nisur aktivitetin e tij, autoritetet kanë rekomanduar njerëzit që të mos afrohen pranë kraterit tashmë aktiv, duke mbajtur një distancë minimale prej tre kilometrash.
Kreu i Rrjetit Kombëtar të Mbikëqyrjes Vullkanike tha se kolona e tymit dhe llavës që po del nga vullkani ka arritur pothuajse në 3.5 kilometra lartësi dhe është kolona më e gjatë e regjistruar gjatë ciklit të shpërthimit vullkanik të katër viteve të fundit.
Vullkani, një nga më aktivët në zonë, ndodhet rreth 400 kilometra në jug të Santiago de Kilit.
Zyra e Urgjencës Kombëtare e Ministrisë së Brendshme Kiliane tha se një shpërthim i mundshëm mund të ndodhë pas dy apo tre ditësh.