ISLA NEGRA - Operacioni i zhvarrosjes së trupit të poetit kilian, Pablo Neruda, i cili vdiq në muajin shtator 1973 disa ditë pas grushtit të shtetit nga Augusto Pinoçeti, filloi sot në Isla Negra (bregu qendror i Kilit), në përpjekje për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, dyshuar për kancer.
Për të shmangur pamjet, ekspertët e shërbimit mjekoligjor si dhe anëtarët e policisë, mbërritur në vend rreth orës 20:00 GMT, vendosën një tendë rreth vendit ku ishte varrosur Neruda përkrah bashkëshortes së tretë dhe të fundit, Matilde Urrutia, në kopshtin e shtëpisë, që kishte në Isla Negra, përballë Paqësorit.
Pas punimeve të para të zhvarrosjes, një ekip mjekoligjor kilianë dhe ndërkombëtarë do të kryejë sot në mëngjes analizimin e eshtrave të poetit nën mbikëqyrjen e gjyqtarit, Mario Carroza, i cili merret me këtë çështje.
Sipas Patricio Bustos, drejtor i Shërbimit mjekoligjor, analizimi i eshtrave të poetit do të fillojë sot në orën 11:00 GMT.
Neruda, sipas versionit zyrtar ka vdekur si pasojë e sëmundjes së kancerit në prostatë më 23 shtator 1973, 12 ditë pas grushtit të shtetit nga gjenerali Pinochet kundër presidentit socialist, Salvador Alende, mik i ngushtë i poetit komunist. /atsh
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com