'Kilometrat stërmunduese të emigrantëve'/ Report Tv ndjek vargun e makinave në Kakavijë! Qytetarët: S'kthehemi mbrapsht se humbasim punën

KAKAVIJË- Faqet e kuqe të kësaj vajze të vogël, nuk janë bërë nga plazhi, por nga qëndrimi me orë të tëra në Kakavijë, në pritje për të kaluar drejt Greqisë. E rraskapitur nga dielli i fortë, fjetja në makinë, ajo qëndron në krahët e babait, i cili edhe pse nuk mund ta shohë fëmijën në këtë gjendje, është i detyruar që të mos kthehet mbrapsht, të vijojë pritjen me shpresën se gjërat do të ndryshojnë, pasi në të kundërtën do të humbasë punën, bukën e gojës së familjes.

"Jam që dje dhe nuk kemi lëvizur, shi si është bërë vajza, është skuqur nga vapa. Ne jemi të vendosur të shkojmë në vendin e punës tonë. Nuk presim dot. Na kanë sjellë sandëich dhe ujë, thotë ai për mikrofonin e Report Tv.

Vajza e vogël në Kakavijë

Rruga e kthimit për në Shqipëri është bosh! Kur kanë kaluar më shumë se 4 ditë, edhe pasditja e kësaj të shtune ofron të njëjtën panoramë. Radhë të gjata makine që shkojnë deri në 25 km. Thirrja e autoriteteve për t'u kthyer mbrapsht, duket se nuk është përqafuar nga qytetarët, që nuk lëvizin nga aty. Grupi i xhirimit të Report Tv me gazetarin Merin Maçi udhëtuan në transmetim të drejtpërdrejt në një segment rrugor prej 7 km, nga vendi i quajtur Zervat deri në pikën kufitare të Kakavijës. Qytetarët e kalojnë pritjen në mënyrë të ndryshme. Disa të irrituar, të tjerë duke kënduar e kërcyer në mes të rrugës. Më të pafajshëm në këtë situatë duket se janë fëmijët, të cilët duke mos e kuptuar se çfarë po ndodh kërcejnë përpara kameras.

Fëmija i buzëqesh kameras dhe kërcen

Ajo që bie më shumë në sy gjatë këtij udhëtimi, janë botet me ujë, si e vetmja shpresë për të shuar etjen e temperaturave 40 gradë celsius.

Botet e ujit të vendosura në Kakavijë

Të gjitha këto vështirësi duket se nuk mjaftojnë për t'i bindur qytetarët që të kthehen mbrapsht.

"Prej dy ditësh jemi këtu. Si ndodhi këtë radhë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së brendshme, e dinin se si do ishte situata, ose ta bllokonin fare kufirin. Atje kam shtëpinë. Unë do bëj testin që vlen për 72 orë, po do vij këtu dhe do rri 72 orë tjetër. S'dimë as ku ta bëjmë testin. Ca do bëjmë?

"Jam me letra greke, nuk kthehemi dot jemi në punë" , tregojnë për miktrofonin e Report Tv qytetarët.

Një tjetër, propozon një zgjidhje, e cila sipas tij, mund të lehtësonte situatën që vijon prej 4 ditësh në Kakavijë.

"Të paktën të bëhet gjysma e testeve nga Shqipëria që të kalojmë matanë nga qeveria greke. Të mos ketë probleme pala greke, kam fëmijët atje. Do pres dy ditë këtu, kam dy ditë këtu pa ngrënë pa pirë, ku do i gjejmë ushqimet. Dje u dha lajmi se gjoja u normalizua kufiri dhe ne jemi të detyruar të ikim se kemi fëmijët. Qeveria t'i bëj të paktën gjysmën e testeve. Kemi 2 ditë, po presim edhe nesër, do kthehemi prap, do na mbarojë afati i testit. Na ka sjellë ujë ushtria dhe të gjitha janë me lekë kesh", thotë ai.

Edhe pse nuk e dinë nëse do ia dalin të kalojnë, pasi nga nesër në Greqi hyjnë rregullat e reja (lexo këtu), ata vijojnë të presin, e presin me "shpresën që vdes e fundit".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 16/08/2020 18:40

    Pse

    Përgjigju
  • BENI: 16/08/2020 16:32

    RRINI ne shtepite tuaja o te mjere se mbetet rrugeve si arrixhij,,,nuk behet vendi i huaj kurre vendi jot....

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/08/2020 20:17

    Sikur të kishim shtet dhe pushtet normal e konbëtar nuk do kishte nevoj që ky popull i mjer të bredhte rrugëve të botës, por do punonin e jetonin në vendin e vet si gjithë bota perendimore...!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen