Kim dhe Kanye, bebi Yeezus do të
lindë në të njëjtën ditë me...Jezusin?

Kim dhe Kanye, bebi Yeezus do të<br />lindë në të njëjtën ditë me...Jezusin?
Kim Kardashian do të sjellë në jetë djalin e saj në një ditë të shënuar, më 25 dhjetor. Burime pranë çiftit kanë rrëfyer për TMZ se doktorët e kanë llogaritur datën e lindjes dhe vogëlushi West do të lindë në të njëjtën ditë që ka lindur edhe Jezusi.

Rastësi apo e planifikuar?! Nuk do të bënim aspak habi sikur gjithçka të jetë menduar mirë nga Kanye West, duke qenë se e quan veten Yeezus. 
 
Burime për TMZ kanë thënë se Kim mendohet të ketë një çrregullim shëndetësor, falë të cilit, placenta rritet përtej normave brenda në mitër dhe kjo mund të jetë e rrezikshme. Doktorët po mendojnë që lindja të kryhet ditën e Krishtlindjeve (përpara kohe) dhe nuk përjashtojnë mundësinë e lindjes me metodën cezariane, nëse Kim nuk është gati.

Kardashian dhe bashkëshorti i saj reperi West thuhet se e kanë prenotuar suitën në maternitetin Cedars-Sinai në Los Angelos, ku do të ndodhë ‘magjia’.
kim kanye
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi