Kim dhe Kanye dy festa njëherësh,
i dhurojnë vajzës vëthë diamanti

Kim dhe Kanye dy festa njëherësh,<br />i dhurojnë vajzës vëthë diamanti
Çifti i ri Kardashian-West kanë pasur festë të dyfishtë gjatë ditës së djeshme.

Vogëlushja e tyre North kishte ditëlindjen e saj të parë, ndërsa Kanye festonte ditën e babait.

Ata festuan ditëlindjen e North në Children’s Museum of Manhattan.

kim kardashian

North mori dhuratë nga prindërit e saj një palë vëthë diamant.

Ndërsa për festën e babait Kim nuk ka rezistuar dot që të shkrepë një fotografi të Kanyes dhe së bijës.

Kanye kan qenë duke parë një ndeshje futbolli i shtrirë në krevat ndërsa mbante vogëlushen North të mbështjellë në njërën dorë pranë vetes.

Të dy i kishte marrë gjumi dhe Kim me këtë shkrepje, foto të cilën e ka postuar në rrjetin e saj social “twitter” ka uruar bashkëshortin e saj për ditën e babait.

Ajo shkruan mbi foto, “mënyra se si e do dhe e mbron vajzën tonë më bën të ndihem e lumtur”.

Ditën e babait nuk e ka festuar vetëm Kanye, por edhe Scott Disick, bashkëshorti i Kourtney Kardashian, me dy fëmijët e tij në një krevat pushues në kopësht.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë