Kim Kardashian dhe Kanye West
nxjerrin në shitje shtëpinë për...

Kim Kardashian dhe Kanye West<br />nxjerrin në shitje shtëpinë për...
Kim Kardashian dhe Kanye West po vërtetojnë thënien e vjetër, "të pasurit pasurohen", pasi po fitojnë më shumë para me një shtëpi të vetme, se ç'mund të fitojnë ndonjëherë 10 njerëz të zakonshëm gjatë gjithë jetës së tyre.

Kim dhe Kanye blenë një super-vilë në Bel-Air në vitin 2013-të për 9 milion dollarë dhe burime për TMZ kanë raportuar se çifti ka shpenzuar rreth 2 milion dollarë për ta rinovuar. 

Mësohet se shtëpia do të dalë në shitje gjatë ditëve në vazhdim dhe çmimi fillestar që do të kërkohet do të jetë më shumë se 20 milion dollarë. Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, yjet e showbiz-it do ta marrin padyshim shumën e kërkuar...dhe më shumë. Shtëpia ndodhet në një zonë shumë të favorshme të qytetit dhe me siguri do të marrin shumë oferta intriguese.

Ajo që e bën edhe më të çuditshme lëvizjen e West është fakti se ansjë prej të dyve nuk e mori mundimin të jetojë atje. Ata u zhvendosën në Calabasas për të jetuar me Kris Jenner dhe më pas blenë një shtëpi në Hidden Hills. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv