Kim Kardashian ia beson pamjen e saj vetëm shqiptarëve...

Kim Kardashian ia beson pamjen e saj vetëm shqiptarëve...

Kim Kardashian

Kim Kardashian ia ka besuar pamjen e saj vetëm shqiptarëve.

Mario nuk është i vetmi që kujdeset për lookun e Kim, është edhe një shqiptare tjetër që kujdeset për lëkurën e saj.

Bëhet fjalë për Toska Husted, një estetiste dhe eksperte për kujdesin e lëkurës së fytyrës.

Toska ka lindur në Kosovë, por tashmë ka një qendër estetike në Amerikë dhe prej vitesh kujdeset për fytyrat e yjeve më të famshme të Hollywood, përfshirë këtu edhe superyllin Jennifer Aniston.

Toska ofron shërbime të veçanta estetike dhe kjo ka bërë që revistat më prestigjioze ta bëjnë pjesë të shkrimeve të tyre.

E tashmë edhe Kim Kardashian, madje bashkë me nënën e saj Kris Jenner, kanë zgjedhur që Toska të jetë ajo e cila do të përkujdeset për lëkurën e fytyrës së këtyre personazheve.

Toska është një tjetër shqiptare që ka arritur sukses në Amerikë dhe drejton "Toska European Center" në Karolinën e Veriut.

Kim me Toskën

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente