Kim Kardashian publikon pamjet e para nga super vila e saj (FOTO)

Kim Kardashian publikon pamjet e para nga super vila e saj (FOTO)

Për herë të parë, Kim Kardashian ka lejuar një revistë botërore të hyjë në super rezidencën e saj dhe Kanye West, në Kaliforni. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka pranuar të shfaqet në intervistën e “Vouge” me 73 pyetje. Gjatë intervistës ajo duket në momente shumë private me familjen e saj, Kanye dhe tre fëmijët, duke luajtur të gjithë bashkë.

Kim ka treguar se nuk ka asnjë ditë të mërzitshme në jetë, merr shumë këshilla nga nëna dhe motrat si dhe nuk dëshiron që njerëzit të flasin më për të pasmet e saj. Siç duket nga pamjet e publikuara nga revista prestigjioze shtëpia e Kim dhe Kanye është e mobiluar kryesisht në ngjyrë të bardhë dhe ka hapësira të bollshme për gjithë familjen.

Rezidenca e dyshes së njohur në fillim ishte në pronësi të Lisa Marie Presley dhe më pas ata vendosën ta rinovonin me një shifër prej 40 milionë dollarësh. Kim ka treguar se pjesa më e bukur e mëmësisë është kur fëmijët thonë të dua dhe ata duket se kanë një lidhje shumë të ngushtë me të. Nga pamjet dallohet se shtëpia nuk është e dizenjuar me mobilje të rënda dhe kudo vihet re pastërtia dhe qetësia.

Kujtojmë se për pak muaj familjes së Kim dhe Kanye do t’i bashkohet një pjesëtar i ri, një djalë i cili do të vijë në jetë nga një nënë surrogate. 

1/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente