Kim Kardashian shpërthen
ndaj fansave: U mbush kupa

Kim Kardashian shpërthen<br />ndaj fansave: U mbush kupa
Kur Kim Kardashian postoi një selfie mbrëmjen e së dielës, komplet e zhveshur, vetëm me pjesët intime të censuruara me një shirit të zi, rrjetet sociale u çmendën. Personazhe nga Miley Cyrus dhe Bette Midler ndanë me ndjekësit mendimet e tyre lidhur me foton, por ndryshe nga zakonisht Kim Kardashian dora vetë iu kthye ‘kokë më kokë’ me komente.

Për të sqaruar njëherë e mirë këtë çështje, 35-vjeçarja postoi një shkrim të gjatë në ëebsite-in e saj, ku diskuton gjithçka, nga videoja e shumëpërfolur e seksit, deri tek sulmet për trupin e saj.

“Doja të shkruaja lidhur me postimet e mia në Tëitter mbrëmjen e kaluar. Me gjithë seriozitetin, nuk e kam kuptuar kurrë pse njerëzit shqetësohen kaq shumë nga ajo që njerëzit e tjerë zgjedhin të bëjnë me jetën e tyre. Unë nuk përdor drogë, pi shumë rrallë alkool, nuk kam kryer asnjë krim, dhe përsëri jam një shembull i keq, sepse jam krenare për trupin tim? Gjithmonë përmendni videon time të seksit. Po, një video seksi që është bërë 13 vite më parë. 13 VITE MË PARË. Dhe njerëzit ende vazhdojnë të flasin për të. Jetova me turp dhe frikë dhe vendosa të them ‘kujt i intereson, bëj më mirë, ec përpara’. Pse duhet të jem gjithnjë në pozicion mbrojtje, duke listuar arritjet e mia vetëm për të provuar që jam më shumë se diçka që ka ndodhur 13 vite më parë. Le të ecim përpara. Unë kam ecur. Mua më motivon trupi im, seksualiteti im. Ndihem mirë në lëkurën time. Dua t’i tregoj të gjithë botës të metat e mia pa patur frikë nga paragjykimet. Dhe shpresoj që të mund të inkurajoj edhe vajzat e gratë e tjera në të gjithë botën. Unë jam motivuar nga bashkëshorti im, që është mbështetës dhe më ka dhënë besim në vetvete. Ai më lejon të jem unë dhe më do pa kushte. Ndihem kaq me fat që jam rritur e rrethuar nga femra të frota dhe të pavarura. Leksionet që kam marrë nga motrat, mamaja dhe gjyshja ime, do t’ja pasoj vajzës time. Dua që ajo të ndihet mirë në trupin e saj. Nuk dua që të rritet në një botë ku e bëjnë të ndihet ‘më pak’ sepse është femër dhe e do veten si të tillë. Është viti 2016-të. Sulmet për trupin apo ‘ndershmërinë’ duhet të marin fund. Nuk do ta jetoj jetën e diktuar nga problemet që ju keni me seksualitetin tim. Ju jini vetvetja dhe më lejoni dhe mua të bëj të njëjtën gjë. Jam mama, grua, motër, vajzë, sipërmarrëse dhe më lejohet të jem seksi. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.”
kim kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'