MAQEDONI - Një nga analistët më të njohur shqiptarë në Maqedoni, Kim Mehmeti ka akuzuar dy qeveritë shqiptarë atë të Prishtinës dhe të Tiranës për situatën në Kumanovë. Sipas tij ka pasur neglizhencë nga ana e këtyre dy qeverive ndaj sulmeve policore maqedonase ndaj vendbanimeve shqiptare. Ai thekson se qeveritë e dy shteteve shqiptare nuk informojnë shqiptarët e Maqedonisë se çka është duke u ndodhur dhe nga u vjen rreziku.
Përmes disa statuseve ai kritikon ashpër jo vetëm qeveritë në të Prishtinë e Tiranë, por edhe partinë shqiptare në Maqedoni e cila është pjesë e BDI-së.
Statusi i parë i tij, ka qenë edhe reagimi më “agresiv” ndaj kësaj situate
“Një ndër arsyet pse regjimi DPMNE-BDI kaq lehtë vretë shqiptarë dhe i djegë shtëpitë e tyre është se ne kemi “Shqipëri” të drejtuara edhe nga ‘qelbësira’, ‘qelbësira’ që u ofronin dhe u ofrojnë mbështetje regjimeve të këtushme antishqiptare, ‘qelbësira’ që kinse drejtojnë shtete, e nuk ia dalin t’i informojnë shqiptarët e Maqedonisë se çka është duke u ndodhur dhe nga u vjen rreziku! Dëgjuat se Ministri i jashtëm i Kosovës është shumë i brengosur që të mos destibalizohet Maqedonia!? Pse, mos vallë dikush kishte pritur që ai të shqetësohet për fatin e shqiptarëve të këtushëm!? S’di pse, por kur dëgjova për brengën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, m’u kujtua thënia: i keqi ta bënë të kundërtën nga ajo që ta dëshiron me gojë!”- thuhet në statusin e parë të Mehmetit.
Në një status tjetër Mehmeti thekson se shqiptarët e Maqedonisë kurrë më nuk duhet të lejojmë që dikush të shkelë mbi gjakun e tyre. Në të njëjtin status ai ka parlëajmëruar edhe fillesën e protestave të njëpasnjëshme.
“Ne shqiptarët e Maqedonisë kurrë më nuk duhet të lejojmë që dikush të shkelë mbi gjakun e rinisë sonë e t’ua humbë kuptimin dhe logjikën luftërave atdhetare e patriotike, duke na pru në situatë që të pyesim pse kemi luftuar dhe cilin e kemi pasur kryekomandant, por pasi të ketë përfunduar lufta!? Gjë që në masë të madhe na ndodhi gjatë dhe pas konfliktit të 2001, nga i cili përfituan thuajse vetëm hajdutët në krye të BDI-së dhe shokët e tyre kosovarë, ata që u vunë në shërbim të regjimit antishqiptarë të DPMNE-së! Andaj duhet thënë këtij populli se sot, jo me luftë, por me protesta paqësore të pandala në Shkup, mund ta pastrojmë këtë bërllog politik që është duke na helmuar”- shkruan Kim Mehmeti.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com