E akuzoi se po i bën presion gjyqtarëve të Apelit për statutin e 11 dhjetorit, Kim-Berishës: Po pengon reformën në drejtësi me kërcënime, veprimet tuaja s’janë aq të fshehura sa mendoni
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Sali Berisha
TIRANË- “Rama dhe diplomatë të huaj po i bëjnë presion gjyqtarëve të Apelit për padinë e Enkelejd Alibeajt për statutin e 11 dhjetorit”....ishte kjo akuza e Sali Berishës në 12 prill, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokratë...Kjo akuzë e fortë ka marrë edhe përgjigjen nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, e cila e ka akuzuar se po pengon Reformën në Drejtësi me kërcënime, shantazhe e shpifje! Teksa Berisha tha se për akuzat e tij ka prova, Kim i përgjigjet në të njëjtën monedhë. Ajo ia ka bërë të qartë se është në dijeni të të gjitha këtyre veprimeve të fshehta që po bën Berisha kundër Reformës në Drejtësi për të cilën SHBA ka investuar shumë fort, ndonëse nuk e ka përmendur me emër, në asnjë rreth të reagimit të saj.
Kim i bën thirrje të gjithë atyre që kërcënojnë organet e drejtësisë t’i japin fund sulmeve e shpifjeve, teksa shtoi se Reforma në Drejtësi po jep rezultate, ndonëse vijojnë përpjekjet e kundërshtarëve për ta minuar. Ajo theksoi se Presidenti Joe Biden e ka bërë të qartë që lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara, dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
"Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë Vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.
Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri", shkruan Kim.
Postimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim në anglisht
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet, deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
Po pse dujet ta ket pas per Brishen e jo Ramen?
PërgjigjuKreprokuror i shtetit,edhe çka e sa te duhet qe,te fillosh hetimet,duke paraburgosur paraprakisht te permendurin??!!!
PërgjigjuMendoj qe komenti ambasadores amerikane eshte nje dhe mesazh i qarte per apelin e vetingut te prokurores tiranes elisabeta ymeraj nis nga presionet per ta kaluar / me shum se sa per sali berishin
PërgjigjuBravo moj zonje e nderuar na e hiq qafe sali e fendin se do te mar peng vendin per te mbuluar horrlliqet e tij 30 vjecare
PërgjigjuAskush nuk ka për të aritur ndonjë gjë duke përdorur të dhënat e të tjerëve. Prandaj të përgatiten mirë këtej e tutje, kush do qofshin, prokuror,oficer policie apo maestro it që po ngatërojnë dynjanë me qëllim destabilizimi me ato presione që bëjnë. Secili në pozitat e veta , me meritat e veta që ligji ti mbarojë por dhe ti ndëshkojë.
PërgjigjuMjeranet politikane ne Shqiperi prej mbi 30 vjetesh pasi krijuan rrëmujen morale,vazhdojne te bejne moral qofshin keta ne te ashtuquajturen opozite apo edhe ne pushtet. Neveri!
Përgjigju