Kim në takim me kreun e ri të KLP: Me rëndësi të bëhet puna me transparencë dhe standard! SHBA vazhdon mbështetjen e reformës në drejtësi

Kim në takim me kreun e ri të KLP: Me rëndësi të bëhet puna me transparencë dhe standard! SHBA vazhdon mbështetjen e reformës në drejtësi

Yuri Kim dhe Fredi Balla

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e ri të KLP, Alfredi Balla.

Duke uruar suksese në detyrën e tij të re, ajo shtoi se me rëndësi është që ky organi i drejtësisë të bëjë punën me integritet dhe transparencë për të siguruara standarde të larta. Kim shtoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.

“U takova me Fredi Ballën për t'i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Thelbësore që HPC të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.”, shkruan ajo.

 

Alfred Balla është zgjedhur si kryetari i ri i KLP më 28 mars. Pas përvojës 3-vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla mori drejtimin e këtij institucioni. Ai u zgjodh me 10 vota pro nga 11 anëtarë të KLP gjithsej.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën