TIRANË- Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK që të hetojë Sali Berishën e shpallur 'Non Grata', por për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ky nuk është standardi që kërkohet për Reformën në Drejtësi. Diplomatja amerikane thotë se kjo Reformë, për të cilën SHBA-ja ka investuar shumë, do të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt dhe kur prokurorët e SPAK do të veprojnë të lirë, e jo se i ka porositur, urdhëruar apo kërcënuar dikush.
"Çfarë është drejtësia? Çfarë është reforma në drejtësi? Cili është qëllimi i reformës në drejtësi? Si do duket Shqipëria kur reforma në drejtësi të jetë zbatuar? Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj, Shtetet e Bashkuara, por edhe familjes tuaj të ardhshme, BE-së, do ta dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos quhet më normale të kesh gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në shkelje të detyrës. Prandaj kemi institucionet e vetingut dhe funksionin e vetingut. Do të quhet gjithashtu e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t’ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi", tha Kim.
Ka qenë dhe ministri i drejtësisë, Ulsi Manja i cili gjatë një konference të KLGJ-së , "Drejtësi në kohë sfidash” në sy të ambasadores Kim, ka përsëritur thirrjen ndaj SPAK për hetimin e Berishës, për një sërë çështje për të cilat akuzohet duke nisur nga 21 janarit, Gërdecin, provatizimin e kompleksit Partizani dhe aferën CEZ-DIA.
"Të hetohet roli i tij në 21 janar, të hetohet roli i tij në Gërdec, të hetohet roli i tij në aferat e bujshme të Çez/Dias, apo klubit Partizani, të hetohen edhe burimet financiare të djalit të tij, që atje në Amerikë është bërë edhe personazh filmash e librash... dhe nëse në të gjitha këto punë që nuk duken hiç të bardha, zotëria del i larë, hajde t'i kërkojmë falje dhe t'i kërkojmë edhe Amerikës t'i kërkojë falje", tha Manja.
Në përgjigje të tij, Kim iu përgjigj pa diplomaci duke përkufizuar atë se si duhet të jetë kjo Reformë, e verbër, e suksesshme, jo e zakonshme e mbi të gjitha të mos ketë pretendime nga palët se "çekiçi po godet vetëm njërën palë".
"Ajo që njerëzit duan nga reforma në drejtësi është drejtësi që është vërtet e verbër. Ky është kuptimi i asaj statujës (Statujës së Lirisë); që drejtësia, ligji është i verbër përpara pozitës apo pushtetit, që aplikohet barabar për cilindo dhe të gjithë, që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Do të thotë se kur njerëzit ndiqen penalisht, nuk ndiqen penalisht sepse janë jashtë pushtetit apo sepse janë të varfër apo se janë të pafuqishëm; por vetëm sepse kanë shkelur ligjin; që kur prokurorët dhe gjyqtarët ndërmarrin veprime, nuk e bëjnë sepse dikush i fuqishëm i ka kërcënuar apo urdhëruar, apo u ka dhënë para, por vetëm sepse e kërkon ligji.
I nxis të gjithë këtu ta kenë parasysh këtë teksa zbatojmë reformën në drejtësi. Nuk mundet dhe nuk duhet të vazhdojmë me të ashtu-quajturën drejtësi e së kaluarës. Drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri – si aleate e NATO-s, mike e Shteteve të Bashkuara anëtare e ardhshme e familjes së BE-së – është drejtësia që ka standarde që janë në përputhje me BE-në, që janë norma në Europë dhe pjesën tjetër të botës perëndimore, përfshi Shtetet e Bashkuara. Është edhe ajo që populli shqiptar pret dhe Meriton, dhe ajo që kërkohet nga BE-ja", tha ambasadorja.
Në vijimësi të kësaj deklarate, përfaqësuesja e SHBA-së në Shqipëri pati një mesazh për njerëzit e drejtësisë së re, që të veprojnë duke mos zhgënjyer askënd që ka pritshmëri të larta që çdo njeri i korruptuar e që pretendon se është mbi ligjin, duhet të ndëshkohet pa pasur parasysh se cilit kah politik i përket apo statusit që ai gëzon
"Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë 31 viteve të fundit e bëjnë po ashtu të qartë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë, sundimin e ligjit, reformën në drejtësi në Shqipëri është më e fortë se kurrë. Ashtu siç janë të qarta edhe pritshmëritë e qytetarëve. Ju nxis të veproni në mënyrë që të mos zhgënjeni në lidhje me secilën nga ato tri gjëra (pritshmëritë e popullit shqiptar, kërkesat e BE-së, mbështetjen e SHBA-së) që përmenda më herët. Le të vazhdojmë të ecim përpara. Është koha për të krijuar një drejtësi që është vërtet e verbër dhe vërtetë e drejtë në Shqipëri", përfundoi diplomatja.
Ky reagim i ambasadore së SHBA-së, vjen pas akuzave që artikuloi kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme e PS-së, se SPAK nuk po bën detyrën e tij, por heton Ardian Dvoranin që është kampion i anti-korrupsionit dhe jo Sali Berishën që është shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja. Ndër të tjera ai tha edhe se SPAK nisi hetimet ndaj Dvoranit, sepse kështu donte Meta, teksa iu drejtua edhe me një mesazh prokurorëve të SPAK që të "zgjohen" dhe "të bëjnë detyrën" sepse durimi i tij, por edhe i shqiptarëve po soset.
Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka deklaruar se sulmimi i Reformës në Drejtësi nuk i shërben askujt, teksa pati një mesazh për të gjithë njerëzit e drejtësi. Sipas tij, akuzave të shumta që vijnë ndaj drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët duhet t'i përgjigjen me vendime të qarta, dhe në fund do të jetë publiku ai që do i vlerësojë.
"Bulizimi i drejtësisë nuk i shërben askush, ekziston një dallim me kritika të magjistratëve dhe zyrtarëve, ato nuk mund t'u kthejnë një përgjigje, beteja e gjyqtarëve dhe prokurorëve është me transparentë dhe punën, nuk mund t'i komentojnë, por kur vendimet e tyre flasin drejtë atëherë publiku do të jetë i qartë, sa më të qartë të jenë me vendimet e tyre aq më thjeshtë për publikun do të jetë të krijojë një opinion, duhet të jemi gati edhe vendime që nuk na pëlqejnë, sot Shqipëria është momente historike, le të përpiqemi që të orientohemi drejt një qasje të re, sot kjo është sfida e të gjithëve ne", tha Metani.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manja i ka bërë thirrje SPAK me tone të ashpra dhe kritike për të hetuar Sali Berishës, “kalorësinë e korrupsionit” siç e cilësoi për të gjitha krimet që ka bërë.
Gjatë fjalës së tij ai tha se SPAK duhet të hetojë Berishën për vrasjet në 21 janarit, për Gërdecin, kompleksin “Partizani”, çështjen e Çez/Dias si dhe për pasurinë e djalit të tij.
“Do të më falni që nuk do të rreshtoj këtu arritjet. Që nuk janë te pakta po të kemi parasysh se ku ishim deri para disa vitesh. Jam i bindur që këtë do ta bëjnë të tjerë këtu. Sepse mund të flitet vërtetë shumë për risitë dhe dobitë e Reformës në Drejtësi. Mund të flitet sot për dobinë dhe potencialin e madh të institucioneve të reja të drejtësisë. Por këtu unë dua të them dy fjalë për elefantin në mes të dhomës së drejtësisë së re, si i thonë fjalës.
Ai zotëria i shpallur “non grata”, si kalorës i korrupsionit dhe kundër demokracisë nga aleati jetik i vendit dhe kombit tonë, nuk është problemi i Amerikës, por i Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të dinë si qëndron drejtësia e re në raport me këtë çështje të rëndë për shtetin shqiptar, të cilën Qeveria Amerikane e ka thënë shumë qartësisht se u takon institucioneve shqiptare ta hetojnë dhe ta gjykojnë!
Zotëria është i famshëm për karshillëkun e tij ndaj ligjit dhe organeve të drejtësisë, të cilave u ka përplasur deri edhe derën në fytyrë, duke penguar ekzekutimin e urdhërave të tyre pas vrasjes së katër qytetareve në bulevard. Nuk është thirrur megjithatë kurrë nga organet e drejtësisë, as për ato vrasje, as gjithë atë shpërthim kriminal municionesh që hodhi në erë qindra shtëpi e mori dhjetra jetë njerëzish, as për të tjera skandale korruptive marramendëse, ku mbiemri i tij ka qenë qershia mbi tortën e babëzisë!
Madje mund të them, meqë kemi dhe titullin e konferencës të tillë, ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtësisë deri më sot, por e sfidon vetë sensin e drejtësisë, duke anatemuar deri institucionet e reja të drejtësisë.
Unë vërtetë kam një karrierë të tërë në prokurori, po këtu as nuk po bëj prokurorin, as po ngre akuza! Nuk po bëj as gjykatësin dhe as po shpall fajtorë. Por po bëj hapur, troç, me zë të lartë, atë pyetje që bëjnë shqiptarët prej kaq shumë vitesh dhe sot edhe më shumë se dje, qëkur ndodhi shpallja "non grata" e Sali Berishës:
Ore kur do hapen nga drejtësia e re petët e lakrorit të këtij njeriu që e ka pasur okllainë e pushtetit në dorë kur kanë ndodhur gjëmat dhe skandalet më të mëdha në këtë vend?! Nëse është i pafajshëm siç ulërin me të madhe, dhe një dynja e gjitha, bashkë me vetë shtetin amerikan kanë lajthitur deri në pikën që t'i bien në qafë një plaku qelibar, atëherë le të na e thotë pra drejtësia e re këtë!
Të hetohet roli i tij në 21 janar, të hetohet roli i tij në Gërdec, të hetohet roli i tij në aferat e bujshme të Çez/Dias, apo klubit Partizani, të hetohen edhe burimet financiare të djalit të tij, që atje në Amerikë është bërë edhe personazh filmash e librash... dhe nëse në të gjitha këto punë që nuk duken hiç të bardha, zotëria del i larë, hajde t'i kërkojmë falje dhe t'i kërkojmë edhe Amerikës t'i kërkojë falje!
Po jo kështu; nisen hetime kryesisht për personazhe dytësore e tretësore dhe nuk preken me dorë kallzimet për kryepersonazhin e tragjedive e dramave më të mëdha të këtyre tridhjetë vjetëve, që vazhdon sjell vërdallë jetën publike shqiptare si ata gangsterët e Hollivudit!
Kjo nuk i bën asnjë nder drejtësisë dhe më keq akoma, e minon besimin tek drejtësia e re!
Nëse ne do të donim që drejtësia të merrej me ata që vjedhin qindarkat e qytetarëve në urbanet e Tiranës, apo me 10 mijë-lekëshat e rryshfetit të nënpunësve në sportelet e shtetit, që sapo i mbyllëm perfundimisht, dhe jo me kokat e korrupsionit, atëherë pse duhej të bënim Reformën në Drejtësi, këtë super-ndërrmarrje ku u angazhuan me të gjitha forcat edhe aleatët tanë strategjikë?!
Kishim drejtësinë e vjetër që e qante me lot dënimin e atyre që s’kishin t’u paguanin rryshfete gjykatësve!
Nuk po kërkoj këtu asgjë më shumë se sa DREJTËSI, të barabartë për të gjithë dhe flas me kokën lart, duke ju parë drejt e në sy, sepse flas në emër të një force politike në qeveri, që ia ka hapur derën organeve të drejtësisë së re për të hetuar të madh e të vogël në oborrin e saj! Jo vetëm kaq, po flas ne emer të një force politike, që është vendosur në anën e drejtësisë, duke e udhëhequr reformën dhe duke u bërë garante e saj, me fuqinë e shembullit të saj!
Po ne nuk mund ta kemi më gojën vetëm për t'ju thënë bravo kur goditen njerëz të lidhur me forcën tonë qeverisëse, sepse u bënë afro 5 vjet që Vetingu nxjerr nga sistemi prokurorë e gjykatës të korruptuar dhe ne presim. Madje aq shumë ka nxjerrë sa kemi probleme të paparashikuara me boshllëqet në gjykata. Por për çfarë sensi drejtësie flasim kur ata që e kthyen drejtësinë në pazarin e gjësë së gjallë, që u majmën duke nxjerre kriminelë nga burgjet dhe duke gllabëruar pronat e të tjerëve, sot vazhdojnë të patrazuar jetën e tyre prej pasanikësh!
Ku është drejtësia e re me kërkesën e shkruar edhe nga Bashkimi Europian që të korruptuarit e djegur nga Vetingu të japin llogari para drejtësisë?
E çuditshme dhe e neveritshme në fakt, që këta që nuk justifikojnë miliona euro pasuri si rrogëtarë të shtetit, janë akoma sot të padukshëm e të paprekshëm, ndërsa një qytetar i zakonshëm që shkel ligjin, hetohet me rrënjë e me degë dhe dënohet pa hezitim!
Unë nuk di ta shpjegoj këtë ngurrim zvarritës, po di që pa u dënuar ujqit e drejtësisë së vjetër, çakejtë do të vazhdojnë të bëjnë kërdinë nën hundën e drejtësisë së re! Kam dyshimet e mia që burojnë nga simbioza e hershme mes eksponentëve të caktuar të drejtësisë me politikanët e vjetër që kanë dominuar dhe dominojnë akoma shpirtrat e ndrydhur, por nuk dua ta besoj dot se frika e vjetër ka gjetur fole edhe në shpirtin e drejtësisë së re!
Le të shpresojmë se është vetëm çështje kohe zgjerimi i spektrit të goditjeve të drejtësisë së re. Unë e besoj këtë.”, tha ai.
E nderuar znj ambasadore nuk e di nese ju a thojne komentet e popullit apo edhe kte qe po shkruaj edhe une por kam dicka dua tju them edhe me me del me shpirt "Mjaft" po "Mjaft" lozet rolin, ktej thoni nuk meremi me non gratat dhe nga ana tjeter slejoni SPAK te filloj hetimet per ata qe duhet S.B dhe I.M ? Te gjith e dik qe SPAK eshte nje vegel e juaja te gjith i madh dhe i vogel. Dhe ju te nderuar gazetar pse nuk ja drejtoni kte pyetje kur e keni perball behuni Shqiptar dhe thojani ne sy e ta degjojm te gjith.
PërgjigjuReforma ne drejtesi po rezulton nje loje e ndyre dhe tallje e madhe me kete popull!
PërgjigjuNe Shqiperi ka mbi nje shekull bejne moral te pamoralshmit,udheheqin mbreter e diktatore kriminele,te korruptuar e vrases,hajdute e sherbetore ANTISHQIPTARE. Popull i mallkuar qe nxjerr voton dhe shijon produktet e siperme.
PërgjigjuKa te drejte zonja Kim kur thote se politikanet nuk duhet ti imponohen drejtesise . Por kur drejtesua nuk reagon si e oamvarur cfar duhet te bejne qytetaret ?Vetingu nxorri jasht sustemit shume prokurir dhe gjykates te korruptuar qe vec drejtesi nuk ben,a filloi ndonje ceshtje oenale nga SPAK duke u shoqeruar me konfiskm padurie?Drejtesia nuk eshte e politikaneve por popullit i cili 31 vjet e di se cfar ka hequr nga drejtesia qe emeronin banditet e politikes sikur te ishte Shquperia viflig i ture.Keta bythegrisur sit jane bere pashallar me abuzimin e pushtetit
PërgjigjuPo departamenti i shtetit(politik)?Pse i shpall "non grata" per korupsion?
Z.Manja ,Ju dhe stafi Juaj duhet te mos lejoje " Noteret non grata " te ushtrojne funksionin publik ne shkelje te ligjit .Ke Notere te denuar me heqje lirie me Vendime Gjykate te formes se prere dhe beni sikur nuk dini e nuk degjoni . Ke Notere qe kane marre Licensen ne shkelje flagrante te ligjit , pa u dipolomuar juriste , pa punuar asnje dite si juriste me ca vertetime false se gjoja kane bere stazhin te certifikuar nga Sadushaj , ke Notere qe kur kane marre licensen kane qene ne ndjekje penale . Ke Notere qe Gjykata u ka hequr te drejten e ushtrimit te funksionit publik dhe "JU dhe PARAARDHESIT TUAJ NUK DINE GJE edhe pse mbi tavolinat tuaja kane qene shkresat e Gjykatave dhe Prokurorive . Dhe per ta bere publike rastin po te kujtoj nje notere ne Vlore, Mirjam Isufaj , te denuar per fallsifikim me dy vjet heqje lirie qe vazhdon te vulose edhe pse te gjitha aktet e saj jane nul. edhe pse Ministrja para jush nxorri Urdherin qe e keni publikuar ne faqen tuaj zyrtare qe ne maj 2021. Perpara se te kritikoni SPAK analizoni punen e stafit te Ministrise qe Ju drejtoni .E deri sa ta beni kete nuk keni as moralin as tagrin te kritikoni SPAK-UN .
PërgjigjuCa behet kshu o njerez. U be edhe ky Ulsiu, qe eshte shkarkuar nga prokuror rrethi ne Shkoder per korrupsion! Hajde shtet hajde. Do beje Ulsiu drejtesi, ka edhe b…. ti beje presion Spakut.
PërgjigjuBravo! Ta kuptoje edhe palloshi qe eshte ne liste-pritjen Non Grata
PërgjigjuO Manja meqe je prokurore, jep doreheqjen nga posti i ministrit, behu prokurore dhe merre Saliun ne pyetje. Boll na merzitet me deklarata lart e poshte. Qenka shuar vendi per nje prokurore.
Përgjigju