Të paktën 11 persona humbën jetën pas shëmbjes sç një fabrike këpucësh në lindje të Kinës, njoftoi sot media shtetërore.

Më shumë se 50 punonjës ndodheshin në uzinë në Wenling, në provincën Zhejiang, në momentin e aksidentit", theksoi televizionit CCTV dhe agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua.

Rreth 33 persona janë plagosur, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Një hetim ka nisur për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Zjarret dhe aksidentet industriale janë të shpeshta në Kinë për shkak të mosrespektimit të normave të sigurisë./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)