KINE - Një gjuajtës kinez “J-15” bëri uljen e parë të sukseshme në aeroplanmbajtësen e parë të vendit.

Ai hyri në histori si aeroplanmbajtësja e parë kineze, por “Liaoning” nuk pritet që të jetë për shumë kohë e vetmja, pasi planet për ndërtimin e të paktën dy aeroplanmbajtësve të tjera janë në zhvillim.

Aeroplanmbjatësi "Liaoning" u rinovua nga një anije e blerë në Ukrainë dhe ka bërë më shumë se 100 prova fluturimi. Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se do të përmirësojë fuqinë operative të marinës dhe të do ndihmojë në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar.
Gjuajtësi i parë kinez vjen në një kohë kur vendi është i përfshirë në disa mosmarrëveshje territoriale me Japoninë dhe disa shtete të tjera fqinje.

(lç/shqiptarja.com)