Një formë e rrallë e gjigandismit i ka shkaktuar një djali të ri, rritjen e pakontrolluar të shputës së njërës këmbë, e cila momentalisht është 45 cm e gjatë dhe ende në rritje. Lui Huichang, 21 vjec, vuan nga ‘macrodactyly’, e cila shkakton rritjen e një pjese të trupit, zakonisht gjymtyrë, në një masë të pazakontë.
kine
Djali, i cili punon në një fabrikë në provincën Sichuan në Kinë, po kryen një operacion për të reduktuar problemin, që i ka ndikuar negativisht në cilësinë e jetesës. Këmba e djathtë e Huichang është 45 cm e gjatë dhe 15 cm e gjerë, që do të thotë se i duhet të mbajë këpucë me numër 90.
kine
Sipas mediave të huaja, gjyshja e tij i ka ‘thurur’ papuce prej vitesh tashmë. 21 vjecarit, fillimisht, iu paraqit si zgjidhja e vetme nga doktorët, prerja e këmbës. Por tani doktorët mendojnë se një seri operacionesh do ta ndihmojnë djaloshin të ketë një jetë më normale.
kine
Këmba e tij e djathtë nuk do të jetë asnjëherë sa këmba e majtë, por do të zvogëlohet mjaftueshëm. Huichang u shpreh për shtypin kinez se është tallur gjithnjë në shkollë nga fëmijët e tjerë, të cilët ndonjëherë hidheshin mbi këmbën e tij.
kine
Si rrjedhojë vëllezërit dhe motrat e tij kanë qenë gjithnjë shumë të kujdesshëm dhe protektivë ndaj vëllait të tyre.
kine
kine
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)