Kinë, një virus i ri i gripit të 
shpendëve. Frikë nga pandemia

Kinë, një virus i ri i gripit të <br />shpendëve. Frikë nga pandemia
KINË- Një virus i ri i gripit të shpendëve, i quajtur H10N8, ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore, pas vdekjes së një gruaje nga ky virus në Kinë.
 
Autoritetet shëndetësore duket se janë të shqetësuar për një pandemi të mundshme të gripit të shpendëve, i cili mund të jetë vdekjeprurës.
 
Virusi i shfaqur, i quajtur H10N8, ka infektuar megjithatë vetëm dy njerëz: një rast ishte fatal, pasi gruaja 73-vjeçare e infektuar vdiq dhe një rast tjetër, një grua e cila është e sëmurë në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në spital.
 
“Vdekja e një gruaje në Kinë nga kalimi i gripit të shpendëve te njeriu, i panjohur më parë tek njerëzit është një alarm për kërcim potencial për pandemi të virusit nga viruset pa zhurmëve të kafshëve”,  thanë shkencëtarët të Mërkurën.
 
Por fakti se virusi ka kaluar nga zogjtë te njerëzit, sipas shkencëtarëve është një paralajmërim serioz.
 
 "Ne gjithmonë duhet të shqetësohemi kur viruset kapërcejnë barrierat e llojeve nga zogjtë ose kafshët te njerëzit, e cila është gjë e pazakontë pasi ne kemi imunitet për të na mbrojtur prej tyre," tha Jeremy Farrar, drejtor i “Wellcome Trust” dhe ekspert për gripin.
 
"Ne duhet të shqetësohemi veçanërisht kur këta viruese shfaqin karakteristika, të cilat tregojnë se këta viruese mund të përsëriten sërish dhe janë të qëndrueshëm dhe rezistentë ndaj ilaçeve.
 
Ky virus del përtej këtyre barrierave dhe ndaj është shkak për tu shqetësuar."
 
Autoritetet kineze javën e shkuar konfirmuan rastin e dytë njerëzor të prekur nga H10N8, virus i cili është njohur për herë të parë te njerëzit në Dhjetor 2013.
 
Ndërkohë është shfaqur sikur një grip tjetër i ri zogjsh dhe shpesh fatal, i quajtur H7N9, ka infektuar të paktën 286 njerëz në Kinë, Tajvan dhe Hong Kong, duke bërë të vdesin të paktën rreth 60 prej tyre.
 
RIFORMËSIMI GJENETIK
Shkencëtarët kinezë kanë shkruar në gazetën mjekësore “The Lancet”, ku kanë bërë analizat gjenetike mbi mostrat e virusit H10N8 nga gruaja që vdiq, duke thënë se “ishte një një riformatim, një formë e lloj i ri i virusit i shfaqur nga viruset e tjera të shpendëve, duke përfshirë një që quhet H9N2 i cili është i njohur te shpendët në Kinë”.
 
“Është për tu shqetësuar sepse virusi, ashtu si H7N9 – ka zhvilluar gjithashtu "disa karakteristika gjenetike, të cilat mund të lejojnë të përsëritet vazhdimisht tek njerëzit ", tha Yuelong Shu i “Qendrës Kineze për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjes” në Pekin, duke iu referuar studimit të rastit të gruas 73-vjeçare të vdekur nga virusi i gripit më të fundit të shpendëve nga Nanchang City në Kinën lindore, e cila u shtrua në spital me ethe dhe me pneumoni në 30 Nëntor 2013.

Edhe pse u trajtua me antibiotikë dhe antiviralë, ajo u përkeqësua shumë shpejt, organet e saj shumë shpejt u dëmtuan dhe ajo vdiq nëntë ditë pasi simptomat e para iu shfaqën.
 
Hetimet zbuluan se gruaja kishte qenë në një dyqan shpendësh disa ditë më parë ku dhe ishte infektuar.  Por në mostrat e mbledhura në dyqanin e shpendëve nuk u gjet virusi H10N8,  kështu që burimi i infeksionit mbetet i panjohur.
 
Mingbin Liu nga Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjes në Nanchang City shtoi se rasti i shfaqjes së virusit te gruaja e dytë 55-vjeçare është “një shqetësim i madh se zbulon që virusi H10N8 ka vazhduar të qarkullojë dhe mund të infektojë më shumë njerëz në të ardhmen".
 
John McCauley, kreu i “WHO Collaborating Centre for Influenza” në Institutin Kombëtar Britanik për Kërkim Mjekësor tha se emergjenca për H10N8 dhe H7N9 “na kujton se duhet të jemi vigjilentë për infeksionet njerëzore që shfaqen nga ndikimi i viruseve të kafshëve”.
 
"Më parë ne nuk mendonim se infeksionet H7N9 mund të ishin vdekjeprurëse. Tani duhet të konsiderojmë si vdekjeprurës edhe infeksionet nga H10N8," tha ai përmes një e-maili.
Ai shtoi, megjithatë, se rreziku që virusi të shpërndahet nga një njeri te një tjetër “duket të jetë ulur që kur virusi H10N8 nuk duket të jetë shpërndarë ndërmjet njerëzve".
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
 

 
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan