SHENZEN- Kina tërheq sërish vëmendjen e cila përveçse popullisë gjigande, njihet edhe për çmenduritë e panumërta.
 
Mbi çatinë e një pallati 21 katësh në qytetin Shenzen është ndërtuar një tempull i paligjshëm.
Tempulli besohet të ketë qenë i ndërtuar mbi çati që prej 7 vjetëve por doli në “dritë” vetëm kur u zbardh një tjetër rast i ngjashëm në mes të Pekinit.
 
Një profesor kishte ndërtuar vilën që gjithmonë kishte ëndërruar në majë të një “gradaçeli” të lartë 27-katësh me blloqe banimi.
 
Brenda tempullit ka statuja të bronxtë të galvanizuar me ar.
 
Banorët e pallatit tani jetojnë çdo ditë më frikën për problemet që mund të shkaktojë pesha e madhe që ndodhet mbi pallat.
 
Tempujt përbëjnë një pjesë të veprave të arkitekturës budiste në Kinë dhe kanë vlerë të madhe historike dhe artistike.
 
Një mospërfillje për ligjet dhe rregulloret e ndërtesave pa leje është një burim i pakënaqësisë në mesin e shumë qytetareve kinezë.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)