Kina nga nxjerrë direktiva të reja në lidhje me përdorimin e internetit. Përdoruesit e internetit që përgojojnë me komentet e tyre të cilat shihen nga më shumë se 5 mijë përdorues apo postojnë mbi 500 herë të njëjtën gjë, rezikojnë 3 vjet burg.
Kushdo që poston informacion i cili mund të cojë në protesta apo trazira etnike mund të përballen me ndjekje penale. Me sa duket, keto rregulla janë pjesë e një fushate zyrtare për të ndaluar "thashethemet online". Dokumenti me direktivat e reja doli këtë të hënë nga Gjykata e Lartë kineze.
Disa direktiva të tjera përfshijnë postime të cilat mund të shkaktojnë vetëvrasje, gjymtim të pjesëve të trupit si dhe zhvatjen dhe provokimin online. Një zëdhënës i gjykatës tha se: Shoqëria kërkon njëzëri dënime serioze me ligj për aktivitetet kriminale si për shembull përdorimi i internetit për të përhapur thashetheme dhe të përgojojnë njerëzit.
Ai gjithashtu shtoi: Asnjë vend nuk do ta konsideronte shpifjen e njerëzve si 'liri të fjalës'.
Por sipas analistëve, kjo është vetëm një mënyrë për të pasur nën kontroll përdoruesit e internetit. Këto urdhëresa dolën vetëm pasi përdoruesit e internetit, gjithmonë e më shumë kanë denoncuar ata që sipas tyre kanë bërë gabime, duke përfshirë zyrtarë të qeverisë nëpërmjet ekspozimit online dhe fushatave.
(e.b/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com