KINË - Një grua në qytetin e Haiku të Kinës është hedhur në një pusetë nga i dashuri i saj.

Siç mund të shihet edhe në video, çifti po nxitonte nëpër rrugët e qytetit për shkak të shiut, kur gruaja në pamje të parë duket sikur rrëzohet në një pusetë pa kapak.

Pikërisht në këtë moment i dashuri e shtyn poshtë, madje edhe duke e goditur me grushta. Ai shpejton për t’i vënë kapakun pusetës si dhe një dërrasë të bardhë përsipër. Duke parë videon me kujdes, mund të shihet se i dashuri kishte organizuar gjithçka si nëpër filma.

Ai kishte vendosur një mbulesë të hollë mbi pusetën të cilës i kishte hequr më parë kapakun dhe më pas ecën në drejtim të saj, së bashku me të dashurën e cila nuk dinte asgjë. Gruaja qëndroi për rreth 3 ditë nën pusetë.

Ulërimat e saj më në fund tërhoqën vëmendjen e këmbësorëve aty pranë, të cilët nxituan për ta shpëtuar. Pasi u dërgua me urgjencë në spital, gruaja i tregoi policisë ngjarjen duke shtuar se i dashuri i saj i kishte borxh plot 16,500 dollarë. Pasi u arrestua nga policia, burri pranoi se u mundua ta vriste pasi nuk kishte mundësi ti kthente borxhin. Sipas raportimeve të policisë, burri ishte i fiksuar pas kumarit.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)