KINË - Dendësia e smogut në Pekin është bërë problem për lëvizjen e mjeteve. Por, jo vetëm kaq. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë pjesë e ditës është, nuk kuptojnë nëse është paradite apo mbasdite.

Për këtë arsye, autoritetet vendore kanë vendosur ekrane të mëdha në rrugë, ku tregohet lindja dhe perëndimi virtual i diellit.

Kjo bëhet që njerëzit të kuptojnë se cila pjesë e ditës është. Fëmijët dhe të moshuarit janë udhëzuar të shmangin sa më shumë kontaktin me ajrin për shkak të ndotjes kurse pjesa tjetër e popullsisë lëviz me maska.

Një polic trafiku tregoi veshtirësitë që haste gjatë punës së tij. "Nuk mund të shikoj ndërtesat e larta nëpër rrugë.

Është smogu më i keq në 2-3 vitet e fundit. Kam shpesh kollë, dhe për këtë pi shumë ujë për të hequr nga trupi im lëndët toksike", tha polici i trafikut.


ekrane ne kine
Shikoni FOTO të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)