AUSTRALI - Kina dhe Australia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për tregtinë e lirë që përqëndrohet kryesisht në sektorët kyç të burimeve minerare investimeve dhe bujqësisë.

Marrëveshja është historike pasi është arritur pas 10 vjet negociatash midis dy vendeve, kështu parashikohet heqja reciproke e të drejtave doganore për një numër të shërbimeve dhe mallrave.

Ky nënshkrim i jep kompanive  australiane qasje më të madhe në tregun kinez, por ajo gjithashtu i lejon shumë punëtorë kinezë duke përfshirë tregtarë të punojnë në Australi me leje të zakonshme migrimi të përkohshëm 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)