/ATSH-AFP/ - Kina dhe Australia nënshkruan sot, në përfundim të një dekade negociatash, një marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë që përqendrohet kryesisht në sektorët kyçë të burimeve minerare, bujqësisë dhe investimeve.
Arritja e kësaj marrëveshjeje parashikon heqjen reciproke të të drejtave doganore për një numër të shërbimeve dhe mallrave duke shënuar një ditë historike për dy vendet, theksoi kryeministri australian, Tony Abbott.
"Kjo marrëveshje u garanton kombet tona një qasje të re në tregjet e tyre respektivë", shtoi ai.
MInistri australian i Tregtisë, Andrew Robb dhe homologu kinez, Gao Hucheng ratifikuan zyrtarisht dokumentn gjatë një ceremonie në Kanberra.\
Kina është partneri i parë tregtar i Australisë me shkëmbime që kalojnë 160 miliardë dollarë australianë (110 miliardë euro) në vit dhe është bërë vitin e kaluar investitori i parë i huaj në vend, para SHBA-së.
/Shqiptarja.com