TIRANË, 17 Dhjetor/CRI-ATSH/-Takimi i tretë i kryeministrave të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore filloi të martën në Beograd. Ky mekanizëm takimi filloi në vitin 2012. Kësaj here, kryeministri kinez Li Keqiang theksoi eksplorimin e bashkëpunimit të ri, bazuar në infrastrukturë, kapacitetin e prodhimit dhe fushën financiare.
Kryeministri Li u shpreh se Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore janë tregje të rinj. Të dyja palët plotësojnë njëri tjetrin.
"Vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë një bazë të fortë ekonomike, janë të pasura me burime natyrore, dhe niveli i arsimit në këto vende është i lartë. Me popullsi prej 1.3 miliardë njerëzish, Kina është një tregu i madh, me një sistem të zhvilluar industrial dhe kapitale të pasura. Prandaj të dyja palët mund të shfrytëzojnë avantazhet e njëri tjetrit," tha Li.
Krijimi i kanaleve të komunikimit luan rolin kyç në integrimin e ekonomisë rajonale. Li Keqiang theksoi potencialin dhe nevojën për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
"Nëse të lidhen portet dhe rrjeti transportit hekurudhor e autostradat në Europës Qendrore e Lindore, do të formohet një rrjet më i efektshëm transporti. Për shembull në Gadishullin e Ballkanit, nëse do të ndërtohet arteria e transportit tokësor e detar, do të shkurtohet dukshëm jo vetëm distanca e transportit midis Kinës dhe Europës, por do të ulet kostoja e shërbimeve të logjistikës ndërkombëtare. "
Kryeministri Li Keqiang inkurajoi ndërmarrjet kineze të hapin fabrika dhe impiante përpunimi në vendet e Europës Qendrore e Lindore, nga një anë dhe nga tjetra të garantojnë zbatimin e programit të bashkëpunimit për nxitjen e punësimit vendor.
Kina dëshiron të zgjerojë gjithashtu importin nga vendet e europiane, të nxisë rritjen e tregtisë dypalëshe duke arritur prej 100 miliardë dollarësh.
Kryeministri kinez paraqiti gjithashtu programin e financimit të projekteve të bashkëpunimit: "Së pari, vendet e Europës Qendrore e Lindore duhet të përdorin mirë 'fondin special me vlerë prej 10 miliardë dollarësh', Kina do të ofrojë kredi me interes të ulët sipas situatës aktuale me qëllim që të ulë koston e financimit. Së dyti, Kina do të krijojë një fond investimi prej 3 miliardë dollarësh për të aktivizuar investimet në fazën e dytë. Së treti, Kina mirëpret institutet financiare të vendeve të Europës Qendrore e Lindore të lëshojnë bono në monedhën kineze."
Duke folur për shqetësimet mbi bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, Li Keqiang nënvizoi se Kina dhe Europa janë partnerë të natyrshëm dhe nuk kanë konflikte rrënjësore në interesat me njëri tjetrin. Bashkëpunimet dypalëshe do të jenë favor të ekuilibrit të zhvillimit të brendshëm të Europës dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në integrim europian.
Liderët europianë shprehën mbështetjen për propozimet e Li Keqiangut. Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç: "Vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë potencial të madh zhvillimi dhe mund të ofrojnë personel të aftë në çdo fushë. Rajonit i duhet ndërtimi i infrastrukturës, investimet dhe rritja ekonomike, krijimi i më shumë vendeve të punës dhe një treg më konkurruese për sipërmarrësit. Prandaj Kina dhe Europa Qendrore e Lindore duhet të këmbëngulin në marrëdhëniet e partneritetit, që të zgjedhin bashkërisht sfidat më të cilat përballen. "(Wang Xianya)








