Kina i thotë Indisë ‘të ruajë qetësinë’ në çështjen e hartës së re kufitare

Kina i thotë Indisë ‘të ruajë qetësinë’ në çështjen e hartës së re kufitare

Kina i ka kërkuar Indisë “të ruajë qetësinë” në lidhje me një hartë të re kufitare kineze për të cilën Delhi thotë se mund të ngrejë pretendime territoriale mes vendeve.

India ka protestuar pas publikimit nga Pekini të hartës së fundit te rajonit verilindor indian Arunachal Pradesh dhe ka kontestuar pretendimin e Kinës të rrafshnaltës Aksai Chin.

Pekini është kundërpërgjigjur duke këshilluar fqinjin të përmbahet me “mbi-interpretimin” e çështjes. Mediat thonë se prej çështjes presidenti kinez Xi Jinping mund të mos vijë në takimin e muajit që vjen të G20 në Delhi.

Ndërkohë, raportet e mediave thonë se presidenti kinez Xi Jinping me shumë mundësi mund të anashkalojë bisedimet e liderëve të G20 të javës së ardhshme në Delhi. Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se kryeministri Li Quang do të marrë pjesë në vend, raporton BBC.

Burime të paidentifikuara i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ai e anuloi planin e tij për shkak të polemikave të hartës.

India nuk është i vetmi vend që kundërshton hartën, por gjithashtu në kundërshtim të kësaj janë edhe Filipine së bashku me Malajzinë.

Një politikan nga Nepali anuloi gjithashtu një vizitë në Kinë, duke thënë se harta e re nuk merrte parasysh hartën e rishikuar të vendit, e cila tashmë ka ndezur tensione me Indinë.

Kontradiktat për hartën e re kineze të vitit 2023 vijnë disa ditë pasi kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti Xi u takuan së bashku në samitin e vendeve të BRICS në Afrikën e Jugut kësaj jave.

Burimi i tensioneve mes fqinjëve është një pjesë e kufirit të tyre 3,440km të gjatë përgjatë Himalajeve, që është i përcaktuar në mënyrë të paqartë dhe ka parë shpesh përplasje mes  forcave kufitare.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Kinës janë përkeqësuar që nga viti 2020, kur trupat e tyre u përfshinë në një përleshje vdekjeprurëse në luginën Galwan në Ladakh - ishte konfrontimi i parë fatal midis dy palëve që nga viti 1975.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'