KAJRO - Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi i kërkoi sot Izraelit t'i jepte fund sulmit në Gaza dhe të hiqte bllokadën në enklavën palerstineze, të vendosur në vitin 2006, gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij egjiptian, Sameh Choukri në Kajro. "Dy palët, izraelitët dhe palestinezët, duhet të vendosin menjëherë armëpushimin, përfshirë sulemt ajrore, operacionet tokësore dhe lëshimin e raketave për të shpëtuar njerëzit dhe paqen në rajon", theksoi Wang. "Të gjitha veprimet që përfshijnë përdorimin e tepërt të forcës dhe që shkaktojnë viktima civile janë të papranueshme", shtoi ai. /ATSH/
/Shqiptarja.com












