PEKIN - Presidenti i Serbisë, Tomisllav NikoIiç po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë.

Në takim me kryetarin e Parlamentit të Kinës, Xhang Dexhiang, Nikoliç ka thënë se Serbia nuk ka më probleme me asnjë shtet në botë, përveçse me “pjesën e territorit të saj në Kosovë”.

“Kosovën, as nuk e japim, as nuk mund ta na e rrëmbejnë”, ka thënë Nikoliç, raportojnë mediat serbe”.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne e kuptojmë plotësisht dhe e mbështesim qëndrimin e Serbisë”, ka thënë nga ana tjetër kryeparlamentari kinez, Dexhiang.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)