Pas lirimit të masave kundër Covid-19, Kina regjistron sërish humbje jete si pasojë e sëmundjes. Personat që kanë humbur jetën janë dy gazetarë të medias shtetërore kineze dhe raportohet se gjatë ditëve të fundit kishin komplikacione.

Këto janë viktimat e para të regjistruara që kur  Kina hoqi masat e Covid me 7 dhjetor.

Yang Lianghua, një ish-gazetar i People’s Daily, vdiq më 15 dhjetor në moshën 74-vjeçare, ndërsa Zhou Jichun, një ish-kryeredaktor i China Youth Daily vdiq më 8 dhjetor në moshën 77 vjeçare.