Kina propozon nismë të re bashkëpunimi

/ATSH-CRI/- Kryeministri kinez Li Keqiang bëri të ditur të martën se Kina do të investojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në portet e Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi për nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Deklarata e kryeministrit të Kinës u bë në ceremoninë e hapjes së forumit të pestë ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Ai tha se 16 vendet duhet të vlerësojnë shumë rolin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.
Edhe në takimin e sotëm në Suzhou me udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, kryeministri Li shprehu besimin në nxitjen e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve EQL, përfshi portet në Detin Baltik, Adriatik dhe Detin e Zi.
Në takim, Kina dhe Polonia u zotuan për çimentimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dhe në shtimin e bashkëpunimit në sektorin e infrastrukturës.
Kina dhe Estonia u zotuan për thellim të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, teknologjisë së informacionit dhe turizmit.
Ndërsa për bashkëpunimin Kinë-Slloveni fokusi do të jetë tek zona tregtare, logjistika dhe pajisjet prodhuese.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai