Konflikti midis Hamasit dhe Izraelit tregoi se mënyra "për të zgjidhur çështjen palestineze qëndron në rifillimin e bisedimeve të vërteta të paqes sa më shpejt të jetë e mundur dhe realizimin e të drejtave legjitime të kombit palestinez", duke zgjidhur kështu "një padrejtësi". Kështu tha kreu i diplomacisë kineze Wang Yi në një konferencë për shtyp me homologun e tij të BE-së Josep Borrell.
"Kina ju fton të tregojmë moderim, të lehtësojmë tensionet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të parandalojmë një zgjerim të konfliktit", shtoi Wang, për të cilin tha se është prioritet garantimi i sigurisë së civilëve dhe ndihma për të "shmangur një krizë serioze humanitare në Gaza”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Gaza, civilët nisin të largohen në masë! Ushtria izraelite nis ofensivën! Netanyahu: Ky është vetëm fillimi, do ta shkatërrojmë Hamas! Vritet gazetari i Reuters












