Kina, kontribuesi më i madh në zhvillimin botëror
Një faktor i rëndësishëm që karakterizon Kinën sot është roli i saj financiar. Elementi kycc është financimi që Kina siguron ccdo vit për investimet e huaja. “Dragoi” i Azisë dhe jo vetëm, është investitor në buxhetin e qeverisë amerikane (pasi Kina bleu një pjesë të borxhit të keq amerikan). Shumë tentativa pati edhe për blerjen e borxhit europian. Kina sot luan një rol vendimtar në tregtinë e pothuajse të gjitha produkteve, por mbi të gjitha lëndë të para. Çmimet e metaleve në bursa, diktohen pikërisht nga ky treg. Shumë e rëndësishme është dhe pozita strukturore që Kina ka në ndryshimin e modeleve të ekonomisë botërore. Revista “The Economist” ka theksuar se 2012-a do të sjellë ndryshime të rëndësishme në ekonominë botrore. Për herë të parë pjesa më e madhe e importeve realizohen nga vendet në zhvillim. Tashmë Kina kryen pjesën më të madhe të tregtisë me vendet në zhvillim. Rreth 54% e tregtisë kineze zhvillohet me këto vende.
Pekini, magjia e megaqytetit
Pekini është një megaqytet. Me një popullsi prej rreth 15 milionë banorësh, qyteti të ofron surpriza e befasi që rrallë mund të provohen diku tjetër. Sheshi “Tien An Men” në ccdo kohë është i dengur nga turistët vendas e të huaj. Porta kryesore e “Qytetit të ndaluar” (ish-blloku i udhëheqjes) është gjatë gjithë ditës e mbipopulluar nga turistët që marrin pozat në shkrepjet e pafund te aparateve, ndërkohë që e njëjta gjendje është pothuajse në të gjitha objektet: para Pallatit te Popullit, Maozoleut të ish-udhëheqësit Mao Ce Dun, diku më tej Teatri i xhamtë në forme kubeje, rrethuar me ujë… Tempujt janë gjithashtu ndër mrekullitë, pa të cilat nuk do të kishte kuptim një ndalesë në Pekin. Tempulli i Qiellit, i Zjarrit, i Tokës, gjithnjë të miklojnë me historitë dhe bukuritë e tyre… Kullat e larta, nga më të lartat në botë, në Pekin apo në Shangai, të befasojnë me rregullin gjer në perfeksion. Në majë të tyre, gjithë qytetin duket sikur e ke nën këmbë…
Por, nuk quhet se ke qenë në Pekin nëse nuk sheh një ndër shtatë Mrekullite e Botës, Murin e Madh Kinez… Çdo perceptim jashtë realitetit është i ndryshëm. Teleferiku që të ccon në mal të sjell ndërmend ende pa shkuar supozime e hamendje të ccuditshme: Si mundet që këtë vepër të paimagjinueshme ta bëjnë njerëzit?!...
Përtej metropoleve
Shangai është metropoli tregtar i Kinës. Kulla të larta pambarim, rregull, pastërti. Për ta krahasuar, mund të përdorësh vetëm një tjetër metropol: Neë-Yorkun. Duhet të kesh qenë më parë në Neë-York për të kuptuar kush është Shangai…
Por le të largohemi jashtë këtyre qyteteve, të ikim në veri të Kinës, për të kuptuar diccka më shumë se metropolet… Distrikti Ëenxian është një nga zonat më të hershme të strehimit të kombit kinez. Këtu është vendlindja e boksit Taijiquan, e njohur brenda e jashtë Kinës në mbi 100 vende, me variantet e reja, të dala pas shekujsh. Në qytetin Dengfeng të provincës Henan, ndodhen 72 maja dhe 72 tempuj. Formula e kësaj mrekullie është kjo: ndërtuar me të bardhë veze, miell orizi dhe një lloj balte vendase! “A ka në Europë tempuj të tillë”?-ishte një pyetje për ne! Po të pergjigjesha, kisha ndërmend të thoja: “I kemi prej balte, se orizin dhe vezët i hëngrëm”… Më i njohuri, jo vetëm në Kinë, por dhe në botë, ai Shaolin, është kultura e arteve marciale. Në këtë qytet ka plot 62 shkolla të arteve marciale me mbi 50 mijë studentë. Dengfeng quhet ndryshe edhe si “djepi i karatesë”, ku përvecc vendasve, ushtrojnë këtë sport edhe shumë të huaj. Arti marcial “Shaolin” me histori 1500 vjeccare, është fraksioni i karatesë me ndikim të madh dhe zë një vend të rëndësishëm në fenë budiste dhe është i përhapur pothuaj në të gjithë botën. Tiajin-i po përgatitet të bëhet qendra e tretë ekonomike e Kinës. Projektet industriale, portet, hekurudhat, rrugët me gjerësinë e një piste avionësh, por të zbukuruara me lulishte në mes dhe anash, fshatrat ekologjike në eksperiment, etj, të lënë me gojë hapur. Ndërsa Tangshen, qyteti i “çelikut dhe porcelanit”, qyteti i tragjedisë së tërmetit ku asgjë nuk mbeti në këmbë, të shtyn t’i bësh vetes pyetjen: “Ku do të ndalojë ky zhvillim”?!...
…Ndërsa viziton rajone të tëra në Republikën Popullore të Kinës e mrekullohesh me zhvillimin dhe kulturën e kombit, nuk mund të harrosh një tjetër “art”: atë të kuzhinës. Një “hamës” i keq si unë, mund t’ju japë një këshillë: në një menu kaq të pasur, keni njeqind mundesi zgjedhjeje, sa nuk mund të largoheni kurrë pa u ngopur me më të këndshmet ushqime te mundshme”…
(Shkrimi u publikua ne Suplementin FUNDJAVA te gazetes Shqiptarja.com)
(sg./shqiptarja.com)