KINE - Rreth 367 të vdekur dhe 1300 të tjerë të plagosur në jug-perëndim të Kinës. Ky është bilanci që ka shkaktuar një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5.
Sipas Qendrës Kineze për Tërmetet, lëkundjet sizmike kanë ndodhur gjatë pasdites të së Dielës, në orën lokale 16:30, (09:30 me orën e Shqipërisë), duke goditur provincën Yunnan në jug-perëndim të Kinës. Tërmeti ka pasur një magnitudë 6.5 dhe është regjistruar rreth 10 kilometra në thellësi të tokës.
Viktimat e tërmetit janë deri më tani 367 ndërsa të plagosurit rreth 1300 dhe gjithmonë sipas Qendrës Kineze për Tërmetet, ky i fundit është më i forti që mund të ket goditur provincën e Yunnan në 14 vite.

Redaksia Online
(e.n/a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com