Kinë, hapet diga e dytë më e madhe në botë për prodhimin e energjisë elektrike

Kinë, hapet diga e dytë më e madhe në botë për prodhimin e energjisë elektrike

Kina ka vënë në përdorim stacionin e dytë më të madh në botë hidro-energjtik . Diga Baihetan, 289 metra e lartë në jugperëndim të Kinës, e dyta më e madhe vetëm pas digës  të Tre Grykave, po ashtu kineze.  Ajo është e ndërtuar në një  grykë në pjesën e sipërme të lumit Yangtze, më i gjati në Kinë.

Baihetan është ndërtuar me një kapacitet total prej 16,000 megavat energji, që do të thotë se në kulmin e saj mund të sigurojë energji për të paktën 500,000 njerëz, deklarojnë mediat vendase.

Vendi ka nisur prej disa vitesh një fushatë ndërtimesh hidroenergjitike teksa tenton të arrijë objektivat energjitike për popullatën më të madhe të botës dhe është gjithashtu i dizajnuar për të forcuar kontrollin mbi rrjedhat e ujit gjatë sezonit të rëndë të përmbytjeve të verës.

Për më tepër, rajonet që mbështeteshin tek qymyri për prodhimin e energjisë elektrike po përpiqen të gjejnë burime të pastra energjie, kryesisht nga rajone në Kinën perëndimore, për të nxitur ekonomitë e tyre mes presionit nga qeveria qendrore për të përmbushur qëllimet e ndryshimit të klimës

Provincat në Kinën lindore dhe qendrore me popullsi më të madhe dhe ekonomi më të zhvilluara kanë përjetuar mungesa të energjisë elektrike gjatë periudhave të pikut të kërkesës.

Presidenti Xi Jinping tha se shpreson që impjanti i ri “të japë kontribute të mëdha drejt neutralitetiti të emetimeve të karbonit të vendit”.

Inaugurimi i Baihetan koinçidon me celebrimet e 100-vjetorit të partisë komuniste kineze kësaj jave.

Organizatat në mbrojtje të mjedisit e kanë kritikuar dëmtimin në shkallë të gjerë të Yangtze dhe degëve të tij për shkak të shqetësimeve që ndërtimet në rrjedhën e lumit kanë shkatërruar habitatet kryesore dhe ka dëmtuar fushat natyrore të përmbytjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?