Kinë/ Katër instruktorë të kolegjit amerikan goditen me thikë në një park publik
Një nga personat e plagosur
Katër instruktorë të universitetit amerikan ndodhen në spital pasi u goditën me thikë, të hënën e 10 qershorit,nga një sulmues i panjohur në një park publik në Kinë.
Instruktorët e Kolegjit Iowa Cornell u plagosën në një "incident të rëndë" gjatë një vizite ditore në park në provincën veriore të Jilin,thuhet në deklaratën e kolegjit, shkruan BBC.
Kolegji Cornell tha se katër instruktorët kishin dhënë mësim "si pjesë e një partneriteti me një universitet në Kinë". Grupi ishte shoqëruar nga një anëtar i Universitetit Beihua në kohën e vizitës së tyre në park.
Ndërkohë autoritetet kineze nuk janë përgjigjur ende për incidentin, edhe pse imazhet e këtij sulmi u shpërndanë shpejt në mediat sociale.
Thuhet se gjithashtu edhe në mediat shtetërore kineze ka pak raportime rreth incidentit.
Mes marrëdhënieve të tensionuara diplomatike, Pekini dhe Uashingtoni kanë kërkuar të rivendosin shkëmbimet mes njerëzve kohët e fundit.
Presidenti kinez Xi Jinping ka zbuluar një plan për të ftuar 50,000 të rinj amerikanë në Kinë në pesë vitet e ardhshme, ndërsa diplomatët kinezë thonë se një sugjerim udhëtimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka dekurajuar amerikanët të shkojnë në Kinë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?
-
Po
55%
-
Jo
37.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 669
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çështja ndaj zotit Trump për dokumentat sekrete – mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
22 Qershor, 07:37
-
SHBA/ Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës
21 Qershor, 22:32
-
Zyrtari i DASH flet për nismën e PS: Çdo reformë shtesë në drejtësi të mos prekë pavarësinë e gjyqësorit e prokurorëve! SPAK po bën punë të shkëlqyer
21 Qershor, 18:20
-
Kërcënimi i Putin për dërgimin e armëve në Korenë e Veriut, SHBA: Një veprim i tillë mund të shkelë rezolutat e OKB-së
21 Qershor, 14:11
-
Kina kërcënon se do të shqiptojë dënime me vdekje për 'separatistët' në Tajvan
21 Qershor, 12:30
-
Arti në zi, shuhet aktori Donald Sutherland në moshën 88-vjeçare
21 Qershor, 12:00
-
SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime
21 Qershor, 08:45
-
Luiziana u kërkon shkollave publike të shfaqin në klasa 'Dhjetë Porositë' e Biblës
20 Qershor, 21:15
-
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore të planifikuara për vendet e tjera aleate
20 Qershor, 20:51
-
Pesë sfidat e Mark Rutte në drejtimin e NATO-s
20 Qershor, 18:46
-
Zyrtari i DASH kundër korrupsionit në Tiranë takon Dumanin e prokurorët e SPAK, sheh malin me dosje! Nephew: Fund pandëshkueshmërisë
20 Qershor, 18:22
-
Irani dënon vendimin e Kanadasë që shpalli grup terrorist Gardën Revolucionare
20 Qershor, 11:28