Asambleja kombëtare popullore miratoi ligjin që lejon çiftet të kenë dy fëmijë, një ligj ky që pritej në fakt të aprovohej që prej tetorit.
Vec kësa kësaj, Pekini aprovoi edhe normën e parë në Kinë kundër dhunës brenda familjes, duke i dhënë kështu mbrojtje ligjore viktimave të abuzimit bashkëshortor, që tradicionalisht kanë qëndruar në heshtje.
Norma e re i përkufizon ligjërisht dhunë brenda familjes, atë fizike, apo verbale dhe kufizimin e lirive dhe lehtëson procedurat për marrjen e urdhrit të mbrojtjes.
Ndërkohë një tjetër risi, është edhe aprovimi i një ligji specifik anti terrorizëm, që deri dje përfshihej tek krimet e procedurës penale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
