/ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitude 5,8 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën perëndimore malore të provincës së Sichuanit, në jugperëndim të Kinës, sipas Institutit amerikan të Gjeofizikës (USGS).

"Tërmeti ndodhi në një thellësi prej nëntë kilometrash, 39 kilometra larg qytetit të Kangdingut, në perëndim të provincës, pak para orës 09:00 GMT", tha ky institut.
Ndërkohë, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Hsinhua, që i referohej Qendrës kineze të Survejimit të Tërmeteve, goditja kishte qenë e magnitudës 6,3 ballë Rihter.
Në maj të vitit 2008, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë Rihter në këtë provincë shkaktoi më shumë se 80 000 të vdekur.