KINË - Një grup meshkujsh që po protestonin tërësisht të zhveshur para një gjykate janë arrestuar nga policia. Pesë protestuesit tërhoqën vëmendjen e mjaft kalimtarëve, të cilët i fotografonin vetëm me pankarta në duar. Ngjarja ka ndodhur jashtë në Gjykatën e Lartë të provincës Hunan, në jugperëndim të Kinës.
 
Burrat raportohet se ishin pjesë e një grupi prej 10 vetash, të punësuar nga Li Tianming, i cili është i përfshirë në një çështje gjyqësore. Protesta e tyre zgjati rreth 20 minuta deri sa mbërriti policia dhe u kërkoi të visheshin dhe më pas i arrestoi.
 
Li Tianming, besohet se i ka punësuar këta burra që të protestojnë në këtë mënyrë për të tërhequr vëmendje për gjyqin ndaj tij. Protestuesit do të qëndrojnë në polici për rreth 15-20 ditë, ndërsa çështja është në hetim.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)