"Vlera e eksporteve arriti në 213,7 miliardë dollarë në shtator, ndërkohë që importet u rritën shtatë për qind duke arritur në 182,7 miliardë dollarë", sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.
"Sipas të dhënave më të fundit, surplusi mujor tregtar arriti në 31 miliardë dollarë, megjithatë më pak nga 49,8 miliardë në gusht, por më shumë se dyfishi sesa shtatori i vitit 2013", shtoi ajo.
"Rritja e fortë tregtare reflektoi një rigjallërim të kërkesës globale dhe qeveria kineze kërkon stimulimin e tregtisë", deklaroi zëdhënësi i doganave, Zheng Yuesheng.
"Gjatë nëntë muajve të parë të vitit rritja e përgjithshme e tregtisë ishte 3,3 për qind më shumë, thënë ndryshe 3,16 trilionë dollarë", shtoi ai.
ATSH