Çmimi i filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër iu dha filmit “Column” i regjisorit koosvar Ujkan Hysaj.
Çmimi i dytë i filmit të shkurtër iu dha filmit kosovar “Wedding Tape” të regjisorit Ariel Shaban. Çmimi i tretë po i metrazhit të shkurtër iu dha filmit serb “Springtime Suns” të regjisorit Stefan Ivancic. Ndërsa çmimi i katërt në këtë kategori iu dha filmit shqiptar “Antena” të regjisorit Gentian Koçi.
Festivali nisi ditën e hënë me 2 shtator. Në të morën pjesë kineastë me filmat e tyre nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Greqia, Turqia dhe Sllovenia. Këtë vit festivali, I cili shënoi edicionin e tretë pati një interes dhe pjesëmarrje maksimale, duke risjellë përveç artit të kinematografisë, edhe atë të kuzhinës. Pjesmarrësit kanë treguar se për çdo ditë ofrohej dreka me gatime tradicionale të një prej vendeve ballkanike, drekë e cila mblidhte së bashku pjesëmarrësit, e që ia linte vendin pasdites së mbushur me filmat, të përzgjedhur me kujdes nga organizatorët e këtij festivali. Gjatë ditëve të festivalit, është vënë re prania e emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Ema Andrea etj.
Sipas regjisorit Eno Milkani, njëherësh një prej organizatorëve përpjekja kryesore ishte përcjellja e një mesazh, se si të kapërcehen kufijtë konvencionalë. “E kush më mirë sesa arti dhe kuzhina mund ta bëjnë këtë. Është pak a shumë i njëjti format me filma dhe gatime, por ndryshe nga një vit më parë, këtë herë menduar që të miksojmë edhe filmat. Ata nuk ishin më të ndarë me net, sipas vendeve ballkanike, por në një natë shfaqeshin disa filma nga vende të ndryshme”, ka thën regjisori Milkani, duke theksuar se edhe në vijim në edicionet e ardhshme synimi mbetet ai i shkëmbimit të eksperiencave dhe gjetjeve të reja.
Po ashtu organizatorët pohuan se Festivali Ballkanik i Filmit dhe kulinarisë, përveç promovimit të filmave dhe njohjen e publikut me to, ka për qëllim edhe promovimin e resurseve turistike të qytetit të Pogradecit.
ÇMIMET
■ Çmimin e madh “Halima’s Path” i regjisorit kroat Arsen A. Ostojic.
■ Çmimi i jurisë “Skopje Remix”
■ Çmimi për skenarin më të mirë “Happiness Pill”
■ Çmimi i dokumentarit më të mirë “Sound Seekers”
■ Çmimi i filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër “Column” i regjisorit Ujkan Hysaj.
■ Çmimi i dytë i filmit të shkurtër “Wedding Tape” i regjisorit Ariel Shaban
■ Çmimi i tretë po i metrazhit të shkurtër “Springtime Suns” të regjisorit Stefan Ivancic.
■ Çmimi i katërt në këtë kategori “Antena” të regjisorit Gentian Koçi
![Skenë nga filmi Halima](http://www.shqiptarja.com/foto/90518_1.jpg)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)