Mbreti Charles mbërrin në Pallatin Buckingham, mijëra njerëz i rezervojnë një pritje të ngrohtë (VIDEO)

 

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë mbërritur në Pallatin Buckingham, ku ai do të takohet me kryeministren Liz Truss. Avioni i Mbretit u ul në RAF Northolt në perëndim të Londrës. Makina e Mbretit është ndalur pak jashtë portave të Pallatit Buckingham dhe ai dhe mbretëresha Camilla kanë dalë për të përshëndetur njerëzit që janë mbledhur jashtë.

Mediat britanike e kanë cilësuar si një një moment simbolik - Mbreti kthehet në kryeqytet dhe në pallatin e tij - selinë e monarkisë britanike. Dihet se Mbreti nuk ka qenë kurrë tmerrësisht i prirur për t'u vendosur në Buckingham Palace, por ai thjesht do të duhet të pajtohet me këtë - dhe të largohet nga Clarence House, në të njëjtën mënyrë që bënë Mbretëresha dhe Princi Philip, kundër dëshirës së tyre.  Clarence House ishte shtëpia e tyre, në vitin 1952, kur Nëna Mbretëreshë ishte në rezidencën në Buckingham Palace, por kryeministri i atëhershëm, Ëinston Churchill, e bëri të qartë se monarku banon në Pallatin Buckingham.

Kështu që e njëjta gjë do të ndodhte këtë herë - dhe, në kohën e duhur, Mbreti dhe Bashkëshortja Mbretëresha do të zhvendosen nga Clarence House... në "shtëpinë e madhe", si të thuash.

Mbreti Charles III mori një pritje të ngrohtë ndërsa kaloi turmat e mbledhura jashtë Pallatit Buckingham. Mbretit iu ofruan buqeta me lule dhe madje edhe një puthje në faqe ndërsa shtrëngonte duart me ata që ishin mbledhur për ta parë të mbërrinte.

 


Lajmi kryesor:

Mbreti Charles III mban fjalimin e parë: Do të jem i devotshëm për t'ju shërbyer me ndershmëri dhe dashuri! Nëna ime, frymëzim për të gjithë Britaninë


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj