Kini kujdes! Në Dubai mund të arrestoheni për gjëra që ju i bëni çdo ditë në vendin tuaj

Kini kujdes! Në Dubai mund të arrestoheni për gjëra që ju i bëni çdo ditë në vendin tuaj

Foto Ilustruese

Dubai është dhe do të mbetet një nga destinacionet më të bukura për të kaluar pushimet. Shumë njerëz e kanë ëndërr ta vizitojnë por jo të gjithë munden. Por nëse një ditë vendosni të shijoni përrallat e këtij vendi duhet të keni parasysh diçka: Në këtë shtet mund të burgoseni për gjëra që s’ua pret mendja. Më poshtë ju listojmë 10 gjërat nga të cilat duhet të keni kujdes dhe t'i përmbaheni ligjeve të Sheriatit.

1. Mallkimi

Mallkimi është një ‘JO’ e madhe në Dubai. Në shumicën e vendeve perëndimore mallkimi është vetëm një pjesë e jetës. Askush nuk do të jetë i befasuar nga rënia e një bombe në Evropë apo në Amerikë, por në Dubai ju mund të merrni arrestoheni nëse mallkoni.

2. Drejtimi i automjetit

Ne e dimë se Dubai ka makinat më të reja luksoze. Ju mund të merrni me qera njërën prej tyre dhe të shëtisni përgjatë rrugëve të mrekullueshme. Por Dubai ka rregulla të rrepta edhe për drejtimin e automjetit. Edhe kalimi më i vogël i shpejtësisë apo diçka e padëmshme si ndezja e dritave për shfaqje, mund t’ju kushtojë një gjobë të shtrenjtë. Ju këshillojmë të merrni një taksi atje.

3. Të zbulosh shumë lëkurë

Ju nuk duhet të mbuloheni plotësisht, por kini parasysh se Dubai ka rregulla të tjera. Ka një politikë mirësjellje që kërkon që të vishni rroba të respektueshme. Nuk lejohen pantallonat shumë të shkurtra. Dhe nuk janë vetëm gratë që preken nga këto rregulla. Burrat gjithashtu nuk lejohen të jenë pa këmishë pa marrë parasysh se sa vapë ju krijon ajo.

4. Konsumimi i alkoolit

Dubai është i njohur për jetën e natës, bare dhe klube ku mund të pini alkool. Megjithatë, mund të pini vetëm në vende të caktuara dhe askund tjetër. Por, nëse dëshironi të pini një birrë në plazh ose thjeshtë duke ecur nëpër rrugë, do të futeni në telashe.

5. Puthje në publik

Kjo mund të jetë e çuditshme për perëndimorët, por puthja apo edhe mbajtja e duarve në publik është e ndaluar në Dubai. Pra, nëse doni të shprehni afeksionin në publik, mendohuni mirë para se ta bëni. Nëse tentoni të afroheni më shumë me persona në club, do të futeni në burg. Një çift është arrestuar dhe burgosur për 3 muaj sepse bënë gjeste hot në plazh.

6.Parada LGBTI

Është për të ardhur keq, por nëse tregoni shenja se jeni pjesë e komunitetit LGBTQ, do të keni probleme në Dubai. Ndërkohë që duket si një qytet shumë modern, ka zakone shumë të vjetra dhe vlera tradicionale, kështu që të jesh homoseksual në Dubai është e paligjshme dhe e dënueshme me ligj.

7. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit nuk është e ndaluar tamam në Dubai, por është shumë e kufizuar në zona të caktuara. Shumica e qendrave të biznesit do të kenë zona të caktuara për pirjen e duhanit dhe gjithashtu ju lejohet të pini duhan nëpër vetura, për sa kohë që nuk e hidhni cigaren nga dritarja.

8. Droga

Droga është e paligjshme në shumicën e vendeve, por besojeni që askush nuk e merr seriozisht atë si Dubai.

9. Bërja e fotografive

Dubai është shumë mbresëlënës dhe patjetër do të dëshironit të bënit mijëra fotografi kudo që të shkoni, por duhet të mbani në mend se është konsideruar si gjest i pasjellshëm nëse u bëni foto njerëzve pa iu kërkuar më parë leje.

10. Mjekësia

Siç e dini, të gjitha llojet e drogave rekreative janë të ndaluara në Dubai. Në fakt, disa prej ilaçeve të kollës ose ilaçeve të dhimbjes mund të jenë në listën e ilaçeve të paligjshme, prandaj është më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni se çfarë mund dhe nuk mund të përdorni edhe nëse është diçka kaq e parrezikshme si ibuprofen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doni: 04/07/2018 17:12

    Nje pjese jane krejtesisht normale edhe ne europe ne kuader te miresjelljes,ndersa nje pjese jane thjesht mite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari