Kirby: SHBA-të nuk duan një
"Republikë Sërpska" në Kosovë

Kirby: SHBA-të nuk duan një <br />"Republikë Sërpska" në Kosovë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan një “Republikë Sërpska” në Kosovë. Kështu ka deklaruar sot ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby. Argumenti i dhënë sipas tij  është pasi “Republika Sërpska” nuk ka treguar sukses as në Bosnje.

Ambasadori ka komentuar enë një vizitë në Novi Pazar dhe dialogun Kosovë-Serbi, në kuadër të takimit të zhvilluar dje në Bruksel mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.

“Mendoj se me anë të bisedimeve (Kosovë-Serbi), duhet të arrihet deri te një zgjidhje për dallimet që janë paraqitur nga të dyja palët”, tha Kirby. Ambasadori ka shtuar se duhet kërkuar për zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë trimëri në këtë aspekt.

Ambasadori amerikan tha se e sheh me interes propozimin e Beogradit për një lidhje të komunave serbe në Kosovë, duke shtuar se SHBA nuk kanë njohuri të plota se çfarë paraqet saktësisht propozimi në fjalë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve