Kisha 9-shekullore e Marmiroit
rrezikohet të dëmtohet

Kisha 9-shekullore e Marmiroit<br />rrezikohet të dëmtohet
VLORE- Rrezikohet të dëmtohet si pasojë e mungesës së investimeve kisha 9-shekullore e Marmiroit në rrethin e Vlorës. Ajo përfaqëson një nga objektet më me vlerë të kultit në këtë zone. Kisha është ndërtuar në shekullin XII.

Kjo reflektohet në disa elementë, që, në tërësi përfaqësojnë një model të ri arkitekturor për ndërtimet kishtare dhe që vijuan më pas të zbatoheshin edhe në objekte të tjera. Janë vetë besimarët ata që përpiqen të bëjnë diçka për të parandaluar dëmtimin, por kjo nuk mjafton. 

Në këtë objekt kulti, kanë munguar investimet dhe nuk janë realizuar punime restaurimi. Ai është lënë në harresë të kohës, megjithë vlerat e rralla që mbart. Kisha ndodhet shumë pranë detit. Në periudhën e verës dhe të pranverës, frekuentohet nga mjaft banorë të zonës dhe të rretheve të tjera të vendit. Por, mungesa e një rruge të përshtatshme e ka bërë të pamundur përfshirjen e saj, në hartën e vlerave të shfrytëzueshme për turizmin.

Për kishën ka edhe një legjendë e cila rrëfehet nga të moshuarit. Ata tregojnë rastin e një vajze shumë dekada më parë, e cila vuante nga një sëmundje që i kishte marrë këmbët. Prindërit e sollën atë në këtë kishë shumë herë, deri në momentin që ajo nisi të lëvizë.

Kjo histori legjende që transmetohet brez pas brezi, evidenton vlerat dhe vendin që ka tek besimtarët ky objekt kulti, që ndodhet disa kilometra pranë qytezës së Orikumit, në një kodrinë të vogël, e rrethuar nga një mjedis moçalor, pothuajse i pakalueshëm në stinën e dimrit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë