Kisha e Maqedonisë 'OK' mbajtjes
së meshës shqip për Josif Bagerin

Kisha e Maqedonisë 'OK' mbajtjes<br />së meshës shqip për Josif Bagerin
Profesor Perikli Jorgoni dhe unë jemi themelues de facto të shoqatës Josif Bageri. Kemi bërë deri në ditën e tij të fundit të jetës (në atë ditë tragjike të 12 dhjetorit 2012, kur u gjend i aksidentuar…!) shumë vepra që i financonte ai vet. Tani që jam kryetare e shoqatës Foleja Kombëtare Shqiptare, vijoj të organizojë dhe të financojë veprimtaritë e saj. Kishim marrë një nismë shumë të rëndësishme patriotike për nder të kongresistit të Kongresit të Manastirit dhe themeluesit të Kishës ortodokse shqiptare,Josif Bagerit. Ishim në pritje të përgjigjes të kërkesës së shoqatës Foleja Kombëtare Shqiptare drejtuar Kishës Ortodokse në Maqedoni për mbajtjen e një meshe në gjuhën shqipe.

Mesha do të mbahej në nderim të të parëve tanë shqiptarë ortodoksë në krahinën e Rekës së Epërme. Jemi gëzuar shumë kur u njoftuam zyrtarisht se, në dt. 07.10.2014, Sinodi i Shenjtë e miratoi kërkesën. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin, sepse pritëm gjatë për këtë ditë të bekuar. Rekalinjtë, Llazar Siljani e Josif Bageri, dy nga pesë anëtarët emigrantë, më 25 shkurt 1910 ia drejtuan kërkesën me shkrim, (firmosur nga 72 bashkatdhetarë) Kishës Ortodokse Bullgare për themelimin e një Kishe Ortodokse Shqiptare në Sofje. Kërkesa u refuzua nga autoritetet, sepse në të theksohej, që mesha të mbahej në gjuhën shqipe dhe prifti të ishte shqiptar.

Me rastin e 110-vjetorit të vdekjes së Kristo Bagerit, vrarë nga pushtuesit osmanë, më 01.05.1905, në mungesë të varrit, Shoqata së bashku me Kishën Ortodokse në Maqedoni do të mbajnë një meshë përshpirtjeje për këtë martir të lirisë, tek varret e të parëve të tij, gjysh Jovanit, gjyshes, xhaxhait të tij, priftit Teodor etj....

    

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi