Kisha e Përmetit, Panepirotët
i kërkojnë ndihmë “Obamës”

Kisha e Përmetit, Panepirotët<br />i kërkojnë ndihmë “Obamës”
TIRANË - Federata Panepiriote në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë thirrje administratës së presidentit Barack Obama që t’i bëjë presion Shqipërisë për çështjen e kishës së Përmentit. Në një deklaratë të bërë publike në websitin e tyre, presidenti i shoqatës së grekëve në SHBA, Demetrios Koutoulas, i ka bërë thirrje administratës së presidentit Obama dhe Kongresit amerikan që të bëjë presion ndaj shqiptarëve për t’ua kthyer kishën e Përmetit besimtarëve.
 
Në deklaratë thuhet se, “sulmi ndaj kishës së Shën Mërisë ringjalli kujtime të vjetra dhe ky është një sulm ndaj komunitetit ortodoks grek në Shqipëri. Sjellja e autoriteteve vendore me pëlqimin e plotë të qeverisë Berisha, ishte i egër dhe larg një vendi që pretendon të hyjë në BE”, shkruan kreu i Federata Panepiriote në SHBA, Demetrios Koutoulas.
 
Federata Panepiriote në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është formuar në vitin 1942 në Worcester nga emigrantë grekë të cilët jetojnë në këtë zonë. Kjo federatë shpesh ka reaguar në lidhje me zhvillime të ndryshme në jug të Shqipërisë.  
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca