Kisha Katolike kritikoi rezolutën e miratuar nga Parlamenti i BE-së për ta konsideruar abortin si të drejtë themelore dhe për ta përfshirë abortin në Kartën e të Drejtave Themelore.
Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Peshkopëve të Bashkimit Evropian, COMECE, Manuel Barrios Prieto, tha në Bruksel, se Parlamenti i BE-së po shkel një territor që është jashtë kompetencave të tij dhe po ndërhyn në çështjet e brendshme të shteteve demokratike.
COMECE, që përfaqëson konferencat e peshkopëve katolikë pranë institucioneve të BE-së paralajmëroi kundër promovimit të "agjendave politike radikale", duke thënë se ato rrezikojnë të drejta themelore si liria e mendimit dhe fesë dhe dëmtojnë kohezionin social.
Kërkesa e Parlamentit Evropian për ta përfshirë abortin në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian mund ta rrezikojë seriozisht reformën e traktateve të BE-së dhe të intensifikojë mosmarrëveshjet midis qytetarëve dhe shteteve anëtare, tha Barrios Pietro.
Sipas fesë katolike jeta e individit duhet të mbrohet që nga ngjizja deri në vdekjen e tij natyrore.
Në Evropë duket një prirje e qartë drejt legalizimit të abortit dhe heqjes së pengesave ligjore dhe politike. Shumë vende evropiane, ndër to edhe vende me popullsi katolike si Irlanda dhe Spanja, i kanë rishikuar ligjet e tyre për abortin, duke hequr masat që e bëjnë abortin të vështirë ose të paligjshëm.
Protestë kundër ashpërsimit të rregullave për abortin në Poloni
Irlanda, ku aborti ndalohej me ligj që prej vitit 1983, e ka rishikuar legjislacionin e saj, pasi në një referendum në vitin 2018, irlandezët votuan me shumicë dërrmuese kundër këtij ndalimi.Nga ana tjetër në Maltë aborti është i ndaluar dhe edhe në Poloni apo Hungari aktualisht po vendosen rregulla shumë strikte dhe barriera për abortin./DW
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale
20 Janar, 14:25
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor 2024, 21:51
-
Vigjilje Krishtlindjesh/ Imzot Dodaj mesazh politikanëve: Dezintoksikohuni nga politika e dhunës e vulgaritetit! Fëmijët kanë nevojë për familje e edukatorë
24 Dhjetor 2024, 12:39
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor 2024, 22:40
-
Mbledhja e PE/ Deputeti finlandez i shqetësuar për krimin, kreu i EuroJust: Kemi 14 skuadra hetimi për grupet kriminale shqiptare, është rritur bashkëpunimi! (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 15:40
-
Eurodeputeti austriak kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Zubin Potok në Kosovë
2 Dhjetor 2024, 22:15
-
Ministrja e Jashtme e Kosovës Gërvalla: Serbia e ka portofolin në Bruksel e zemrën në Moskë
2 Dhjetor 2024, 19:25
-
At Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli shpallen martirë të Kishës Katolike me dekret të Papa Franceskut! Mbahet në Shkodër mesha e shenjtë
16 Nëntor 2024, 14:34
-
Lezha përkujton martirët katolikë, at Ndoc Suma, Luigj Prenushi dhe Vinçens Prenushi
6 Nëntor 2024, 16:15
-
Një librari në Tiranë me emrin e atit jezuit, Zef Valentini. Hapësira e re me botime të larmishme e gjithëpërfaqësuese
5 Nëntor 2024, 13:54
-
Greqi/ Skandal në Kishën Katolike! Dy priftërinj përvetësuan 3 milionë euro dhe i investuan në lokalet e natës
24 Tetor 2024, 15:56
-
Papa Françesku dënon ashpër abortin e fëmijëve: Mjekët që e kryejnë këtë procedurë janë vrasës
30 Shtator 2024, 14:26