Besimtarët katolikë morën pjesë në Udhën e Kryqit, një aktivitet fetar që zhvillohet pranë Kishës së Laçit, një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit në vend.
Ritualit fetar u drejtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj, i cili duke iu referuar rritjes së çmimeve, kërkoi që të mos abuzohet me çmimet në emër të luftës në Lindjen e Mesme.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkev i Dioqezës Tiranë-Durrës tha se: Çmimet rriten në mënyë abuzime nga ata që kanë monopolin e produkteve. Ata që po manipulojmë sot duhet të kuptojnë se janë para Zotit dhe do të japin llogari para Tij”.
Arqipeshkvi Dodaj u ndal edhe te situata e vështirë që po kalon vendi, duke theksuar fenomenin e shpopullimit masiv për shkak të humbjes së shpresës. Ai u shpreh se fjalët dhe faktet nuk po prekin më askënd dhe se e vetmja shpresë mbetet te Zoti.
Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkev i Dioqezës Tiranë-Durrës u shpreh se “të mos shohësh të rinjtë të mos jenë të anagzhuar në punët e vendit është trishtim i madh”.
Pas 14 ndalesave te “Udhës së Kryqit”, që simbolizojnë mundimet e Jezu Krishtit u mbajt mesha e shenjtë pranë Kishës së Shna Ndout, ku morën pjesë qindra besimtarë.
Komente








Imzot,kercenime te tilla nuk pine me uje,por do te ishte mire qe kishat,xhamite,teqete qe merren me prodhime, te hapin stendat e tyre e le te shesin produktet e tyre me cmime me te lira se tregetaret e zakonshem.Para disa ditesh nje xhami ne Pogradec dha buke falas per nevojtaret me rastin e festave.Une nuk them qe cdo gje te jete falas,por nese institucionet fetare kane toka ne pronesi prej te cilave nxjerrin prodhime,perse mos t'i shesin keto me cmime te arsyeshme per te ndihmuar shqiptaret.
PërgjigjuTe japin llogari ne kete bote ata, se para Zotit s'ke cfare te japesh, ke mbaruar pune..!!!
PërgjigjuKur ska shtet fiton feja
PërgjigjuFeja o e nyt, lale. thot' ky gjeja, qe do jepKERKAN llogari para zotit. perkthimi? ASKUJT!!!
dhe keta rumpallat e fese kishin mbetur pa thene fjalen e tyre ne konfliktet globale te naftes ....eh pika e zeze.